
“Perëndimi i diellit në atdheun tonë”/ Kush janë 3 fotografët që morën çmimet e rëndësishme
Të gjithë të apasionuarit për të realizuar foto të bukura gjatë perëndimit të diellit u bashkuan në një konkurs të iniciuar nga Alket Islami në verën që lamë pas. Pak ditë më parë u shpallën edhe fituesit e këtij konkursi të cilët janë vlerësuar për fotot e tyre të veçanta.
Fotot janë realizuar në mal, në bregdet, në fusha, lumenj apo kudo tjetër që natyra shqiptare të ofron një pamje mbresëlënëse.
"Tregoje me fotografinë tënde perëndimin e diellit në atdheun tonë" - ishte emri i vendosur për këtë konkurs, duke pasur parasysh që për shkak të pandemisë shumica prej nesh kanë qëndruar në Shqipëri gjatë këtyre muajve.
Tre fituesit janë: Ergys Baki - fitues i Peizazhit më të mirë; Mira Leka - fituese e fotografisë së Diellit dhe Enio Doka, fitues i peizazhit me elemente humane.
Ata ishin të ftuar në “Wake Up”, ku treguan më tepër rreth pasionit të tyre për fotografinë.
“Me kalimin e kohës fotot u zhvendosën nga ambientet e brendshme në ato të jashtme. Fotot fillimisht nuk kishin një qëllim të caktuar, por me kalimin e kohës, fotografia mori trajtë, mori kuptim, në kërkim të momentit të duhur. Ka lindur pa e kuptuar dhe ky pasion na ka bërë bashkë”, u shpreh Mira Leka, që fotografinë e ka një pasion të pandashëm.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë

Pasaporta e vaksinimit të BE-së! Covid-19, a do të lëvizin shqiptarët gjatë kësaj vere?
Zgjedhje 2021




Takimi me gratë, Basha: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë
Historia e plotë >