Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Shko dhe shëtit nëpër Dibër/ Nga çatia e Peshkopisë në rrënjët e Kastriotëve dhe mikëpritja e ditëve tona

Shko dhe shëtit nëpër Dibër/ Nga çatia e

Nga fshati Zimur, në krahinën e Çidhnës tek trojet e Kastriotëve! Fshatra që nuk i njohim vlerën dhe bukuritë, mbase dhe i kemi harruar pasi jemi shumë të përkushtuar në trafikun e qytetit dhe ende nuk po e kuptojmë atë që turistët e huaj, i kanë gjetur përgjigjen.

Duam të themi se kjo udhë, na bëri përshtypje.

Një Shqipëri tjetër, e magjishme që ende nuk njohim, nga bjeshkët tek legjendat, nga tregimet e gojëdhënat tek njohja me banorët. Si jetojnë ata dhe çfarë thonë?

Ilnisa Agolli rrëfen gjithçka nga Zimuri ( Çatia e Peshkopisë) kur viziton familjen e vetme që jeton ende aty. Sytë e tyre dhe kënaqësia që erdhi papritur duke i hyrë miq në dhomën me sobë i bëri të nxjerrin gjithë ç’kishin. Çast i jashtëzakonshëm. Për mikun gjithçka, thonë në këto anë. Tokat pjellore në Zimur, i mbajnë gjallë banorët.

Kishte rënë një atmosferë në Zimur nga ku mund të kujtoje se sa të lumtur ishim dikur edhe pse me pak. Se si ishim të gjithë bashkë dhe vetminë nuk ndjenim si sot.

Një fshat ku mund të kthehet në një atraksion turistik. Mandej vijuam në kullat karakteristike në krahinën e Çidhnës. Në Peshkopi përveç fshatrave, interesante është dhe historia me legjendat e saj.

Aty janë trojet e familjes princërore të Kastriotëve. Çfarë ndodh sot? Ku mund të shkoni?  Nga Kodra e Gështenjave tek Kepi i Matjes dhe për ta mbyllur fill ku u zhvillua beteja e parë e Skënderbeut kundër Sulltan Muratit, e tek varri i babait të tij.

A është kjo një legjendë e prekshme? Bukuritë natyrore dhe faktet historike e bëjnë dhe një herë tjetër Dibrën më të madhe se ç’duket.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore