Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“Shipnisë nuk i ka hije me bo dasmë me dajre t’çetnikëve”, tenori i njohur i bën thirrje Ramës: Thuaj jo Bregoviçit, mos na i qit krip plagës (FOTO)

“Shipnise? nuk i ka hije me bo dasmë me dajre

Teksa dita e Festës së Birrës në Korçë po afrohet, artistët e njohur shqiptarë vijojnë duke bërë thirrje që këngëtari serb, Goran Bregoviç, mos të jetë i pranishëm. Ditën e sotme ka reaguar për herë të parë edhe tenori i njohur, Ramë Lahaj, përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”.

Lahej i bën thirrje publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që t’i thotë jo Bregoviçit. Teksa poston një foto ku shfaqet kreu i qeverisë së bashku me këngëtarin serb, tenori i drejtohet Ramës duke i thënë: “Tregohu burrë një herë në jetë e mos na lëndo më shumë”.

“Shipnise? nuk i ka hije me bo dasmë me dajre

“Z. @ediramaal po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovareve, anulo Goran Bregoviqin!

Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jene në Shqipni për të festuar në festen e birrës. Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe. Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep . Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës. Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse! E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme! Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at ‘here kur çetniket serb me kangët e Goranit na i ka permys e djegë shpiat e baballarëve. Mos i rafte kurrë Shipnisë me u provu në të keq, se t' madh e t' vogël aty na ka. T’ paret!

Thuaj jo Bregoviqit z. Kryeministër!

Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve.

“Shipnise? nuk i ka hije me bo dasmë me dajre

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore