Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Shifra marramendëse/ Piktura e Picasso-s shitet për më shumë se 103 milionë dollarë

Shifra marramendëse/ Piktura e Picasso-s shitet për më shumë

Piktura e një gruaje të ulur pranë një dritareje (Marie-Thérèse) nga Pablo Picasso u shit të enjten për 103.4 milionë dollarë gjatë një ankandi të mbajtur në Christie’s në New York City.

Pëlhura e pikturuar në vitin 1932, u shit pas më shumë se 19 minutash 'luftimesh' midis koleksionistëve.

Vepra, e cila përfaqëson zonjën dhe muzën e Picasso-s, Marie-Thérèse Walter, gati dyfishoi sasinë e vlerësimit fillestar të siguruar nga Christie’s, e cila ishte 55 milionë dollarë.

Pesë vepra të piktorit spanjoll tani kanë kapërcyer pragun simbolik prej 100 milionë dollarësh, më e shtrenjta është Les femmes d’Alger, e cila mban rekordin me 179.4 milionë dollarë nga maji i vitit 2015.

Vetëm 14 piktura në histori tejkaluan 100 milionë dollarë në ankand.

Përveç Picasso-s, artisti italian Amedeo Modigliani është i vetmi në listë me më shumë se një pikturë. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore