
Sa është çmimi? Bob Dylan shet të gjithë katalogun e këngëve të tij
Bob Dylan ka shitur të gjithë katalogun e tij të këngëve, i cili përfshin më shumë se 600 këngë për 60 vjet. Shitja është kryer në një “marrëveshje historike” me Universal Music Publishing Group.
Marrëveshja midis Dylan dhe kompanisë u njoftua këtë të hënë. Është një ndryshim i madh për këngëtarin dhe autorin e këngëve, i cili ka kontrolluar pjesën më të madhe të pronës së tij intelektuale, sipas raporteve të shumta.
Edhe pse kushtet financiare nuk janë bërë të ditura, “New York Times” shkruan se ajo vlerësohet në më shumë se 300 milionë dollarë.
“Të përfaqësosh trupin e punës së një prej kompozitorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave - rëndësia kulturore e të cilit nuk mund të mbivlerësohet – është njëkohësisht një privilegj dhe një përgjegjësi”, ka thënë CEO i Universal Music Publishing Group, Jody Gerson.
Ndërsa Sir Lucian Grainge i Universal Music Group ka shtuar se nuk “është sekret që arti i shkrimit të këngëve është çelësi themelor për të gjithë muzikën e shkëlqyer, as nuk është sekret që Bob është një nga praktikuesit më të mëdhenj të këtij arti”.
"Të shkëlqyera dhe prekëse, frymëzuese dhe të bukura, depërtuese dhe provokuese, këngët e tij janë të përjetshme - qofshin ato të shkruara më shumë se gjysmë shekulli më parë apo dje”, ka përfunduar Grainge.
Dylan, 79 vjeç, ka këngë të shumta të famshme, duke përfshirë "The Times They Are a-Changin '", "Like a Rolling Stone" dhe "Mr. Tambourine Man".
Ndërkohë në fillim të këtij viti, ai publikoi këngën e tij të parë në tetë vjet të titulluar “Murder Most Foul”. Një këngë 17-minutëshe në lidhje me vrasjen e ish-pesidentit të SHBA, John F. Kennedy.

Eneda Tarifa, këngëtarja që po ndez “Portokalli” çdo të dielë
Historia e plotë >





30 vite, publikohen fotot e skeçeve të para të “Mr.Bean”
Historia e plotë >

Çfarë do të ndodhë tani me Mike Pence?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kryebashkiaku i Tropojës bën autogol: Pas tenderit që i dha kushëririt, ...
Historia e plotë >
Ekipi i Bashës në 12 qarqe: Riciklim i “njerëzve hije” të Berishës
Historia e plotë >
Testi i Covid nga privatët, procedura/ ISHP: Konfirmimi i diagnozës vuloset nga shteti

Besimtarët myslimanë falin Kurban Bajramin (FOTO)

Flet Brataj: Situata e Covid ndryshon për 3 javë vetëm nëse...
Biznes

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >
