Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Rrok Gjelaj, këngëtari i muzikës popullore me një karrierë gjysmë shekullore

Rrok Gjelaj, këngëtari i muzikës popullore me një

Rrok Gjelaj këngëtari i muzikës popullore ka një karrierë të gjatë mbi supe gjysmë shekullore. Ai mbahet mend si një nga këngëtarët që  merr pjesë rregullisht në Festivalin folklorik të Gjirokastrës, që nga vitit 1965.

“Jam pjesëmarrës që nga Festivali i parë i Folkut në Gjirokastër  dhe në vazhdim deri sot. Pra jam pjesëmarrës që në vitin 1965, pa bërë asnjë mungesë në këto Festivale”, shprehet Gjelaj. Ai është vlerësuar I vlerësuar 5 herë me çmimin “Laureat i Republikës” në këto festivale

Kantautor i shumë këngëve dhe melodive popullore Gjelaj është vlerësuar dhe në disa çmime, ku mund të përmendim atë “Special” të fituar në Festival Europian të Foklorit në vitin 1996, të zhvilluar në Francë. Në vitin 1993 themelon shoqatën kulturore “Kënga Jonë”, të cilën dhe e drejton me sukses. Gjelaj njihet edhe si organizator i tre edicioneve “Ku e muer emrin Malësia e Madhe”.

“Kam kënduar dhe këndoj këngë popullore dhe jam laureat i 4 Festivaleve Folklorike Popullore, njëkohësisht jam dhe instrumentist, pasi i bie bilbilit dhe çiftelisë. Ndue Shiti në vitin 1978  ka thënë për mua se është një i ri me të ardhme, pasi fitova çmim të parë në Festivalin e Gjirokastrës, gjithsej  katër çmime”, pati rrëfyer Gjelaj për mediat shqiptare.

Këngëtari i njohur ka qenë edhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Ndërsa është vlerësuar dy herë nga dy presidentët Bamir Topi dhe Ilir Meta, “Naim Frashëri” i Artë dhe Mjeshtër i Madh.

Karriera 50-vjeçare në skenë

Rrok Gjelaj, me prejardhje nga trojet e Malësisë së Madhe përtej kufirit. Ka lindur me 12 dhjetor 1954, në fshatin Rrjoll të Gruemirës e aktualisht banon në fshatin Hot i Ri të Shkodrës.

Pjesëmarrës në të gjitha Festivalet Folklorike kombëtare të Gjirokastrës

Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë që nga vitit 1980

Pjesëmarrës në Festivalin Europian të Folklorit në vitin 1996 në Francë, ku është vlerësuar me çmimin “Special”.

Pjesëmarrës në shumë aktivitete artistike në Gjermani, Zvicër, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Kosovë etj.

Drejtues kulture para viteve 1990 për 20 vite në zona të ndryshme të qarkut të Shkodër.

Themelues e drejtues i shoqatës kulturore “Kënga Jonë” që nga vitit 1993 e në vazhdim.

Kantautor i suhmë këngëve dhe melodive popullore

Organizator i tre edicioneve “Ku e muer emrin Malësia e Madhe” në bashkëpunim me TV shqiptar.

I vlerësuar me titullin “Qytetar nderi” në katër njësi administrative të ndryshme të pushtetit vendor në qarkun e Shkodrës.

I dekoruar me titullin e lartë “Naim Frashëri” i Artë nga presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Për kontribut të çmuar në krijimin dhe interpretimin me nivel të lartë artistik të shumë këngëve dhe melodive popullore dhe si promovues i vlerave etno-kulturore më 10 shtator 2020, presidenti i Republikës, Ilir Meta e dekoron me titullin e lartë “Mjeshtri i Madh”.

Disa prej këngëve e videoklipeve

Publikon videoklipin "Ku i Ka Kullat Flamurtari".

Publikon videoklipin "Ti Kunore e Shkodrës".

Publikon videoklipin "Tpacim Dukagjin".

Publikon videoklipin "Na Bashkon Gjaku i Atdheut".

Publikon videoklipin "Dimri Vdes E Vjen Pranvera".

Rrok Gjelaj & Donika Vuçinaj publikojnë videoklipin "Nderi i Kombit Mbi Shtate Male".

Publikon videoklipin "Mos Kërko Tjeter"

Publikon videoklipin "Do T'i Fshijë Lotët moj Botë".

Publikon videoklipin "Syni i Diellit O Prek Cali"

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore