Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Rikthehet Mulan, fansat e entuziazmuar nga lajmi i shumëpritur

Rikthehet Mulan, fansat e entuziazmuar nga lajmi i shumëpritur

Në botë, emri i heroinës Mulan lidhet me prodhimet e Disney-t, fillimisht në filmin e animuar të vitit 1998, ndërsa sot me ringjalljen në veprim të drejtpërdrejtë, që tregon bëmat e vajzës, e cila për të shpëtuar babanë e saj të vjetër dhe të sëmurë vendos të regjistrohet në vendin e tij dhe të shkojë për të luftuar pushtuesit që kërcënojnë Kinën.

Fansat janë shumë të kënaqur dhe të entuziazmuar për këtë fakt. Aktorja Ming-Na Wen ishte zëri i Mulan në animacionin origjinal të vitit 1998 dhe adhuruesit e saj u emocionuan kur panë se ajo kishte një pjesë në versionin e ri.

Ming-Na shfaqet afër fundit të filmit ku ajo luan “Esteemed Guest”. I ftuari është ai që prezanton Mulan, i luajtur nga Liu Yifei te “Ejmperor” psai mundi Bori Khan dhe shpëtoi ditën.

Rikthehet Mulan, fansat e entuziazmuar nga lajmi i shumëpritur

Madje edhe Christina Aguilera është rikthyer me një version të ri të “Reflection”, kënga që ishte kolonë zanore e filmit “Mulan”. “Reflection” ishte kënga që nisi karrierën e këngëtares, e cila me kalimin e kohës u bë një nga zërat më të njohur të viteve të fundit.

Aguilera u zgjodh nga David Zippel dhe Mattheë Ëilder të cilët shkruajtën versionin origjinal, ndërsa 22 vite pas publikimit të filmit, versioni i vitit 2020 është prodhuar nga kompozitori Harry Gregson-Ëilliams. “Kjo këngë jehon dhe përfaqëson kapituj dhe energji të reja për mua. Shpresoj ta shijoni këtë version të ri të “Reflection”, shkroi Aguilera.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore