Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Pushtoi botën me “Volare”, 26 vite nga vdekja e Domenico Modugno (FOTO)

Pushtoi botën me “Volare”, 26 vite nga vdekja e Domenico

Më 6 gusht të vitit 1994, Domenico Modugno, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Lampedusa për shkak të një sulmi në zemër. Ishte vetëm 66 vjeç dhe lamtumira e fundit iu dha në varrezat Flaminio në Romë.

Këngëtari, aktori, kompozitori, kitaristi me origjinë nga Polignano, Bari, gjatë gjithë karrierës së tij ka shkruar dhe regjistruar 230 këngë, ka interpretuar 38 filma për kinema, shtatë për televizionin. Ka recituar 13 shfaqje teatrale dhe ka prezantuar disa programe televizive.

Pushtoi botën me “Volare”, 26 vite nga vdekja e Domenico

Fitoi katër festivale të “Sanremo”-s, i pari në vitin 1958 me këngën e tij më të njohur “Nel blu dipinto di blu”.

Shpeshherë kur shkruhet për personazhe kaq të njohur, ndjenja është se shumica e njerëzve dinë thuajse çdo gjë në mënyrë perfekte për pjesën e jetës që fillon pikërisht kur bëhen të famshëm. Por shumicën e rasteve mbetet në errësirë gjithë rruga që ata kanë bërë për të arritur këtë sukses dhe famë.

Pushtoi botën me “Volare”, 26 vite nga vdekja e Domenico

Po ashtu edhe Domenico Medugno, i cili njihet në gjithë botën për këngën “Volare” dhe është vlerësuar e dashuruar nga të gjithë, ka kaluar mijëra peripeci dhe ka bërë shumë punë (gjithnjë në sferën e spektaklit), para se të gjente rrugën drejt suksesit.

Artisti i paharruar nuk ishte vetëm këngëtari, kantautori, kitaristi apo aktori që të gjithë njohim, ai nuk ka munguar as në veprimtari politike për një periudhë të caktuar.

Pushtoi botën me “Volare”, 26 vite nga vdekja e Domenico

Me siguri ai është një nga baballarët e muzikës italiane dhe që ende mban një rekord, atë të mbajtjes së pozicionit të parë në renditjen e “Billboard” amerikan për 13 javë rresht me këngën “Volare”, që më pas u kthye në “Nel blu dipinto di blu”.  

Pushtoi botën me “Volare”, 26 vite nga vdekja e Domenico

Por para se të vinte në këtë sukses mbarë botëror, ai fillimisht e ka bërë debutimin e tij të parë si aktor. Modugno e hodhi hapin e parë drejt suksesit duke fituar një konkurs për aktorët amatorë, duke i lejuar atij që të regjistrohej në qendrën e famshme Eksperimentale të Kinomatografisë. Madje fitoi edhe një bursë prej 50 mijë lire në muaj.

Dhe ishte në të njëjtën klasë ku u njoh me një tjetër aktore të ardhshme, Franca Gandolfi, me të cilën u martua më 26 qershor të vitit 1955.

Performanca e tij e parë si aktor ishte në filmin "I pompieri di Viggiù" në vitin 1949, që kishte si protagonist edhe Toto.

Pushtoi botën me “Volare”, 26 vite nga vdekja e Domenico

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore