
“Pse ike vëlla”/ Kolegët turq përlotin rrjetin pas vdekjes së aktorit shqiptar: S'do të harrojmë kurrë
Kinematografia shqiptare, maqedonase dhe turke janë në zi për shkak të vdekjes së aktorit Luran Ahmeti. Aktori shqiptar nga Maqedonia e Veriut që ka luajtur në disa filma turq, humbi jetën nga Covid-i ditën e djeshme.
Shumë kolegë të tij turq kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e jetës së Ahmetit me anë të rrjeteve sociale.
“Oh zemër. Do më mungosh shumë,” ka shkruar në “Instastory” aktorja Hazal Kaya.
“Pse ike vëlla… mbarova Luran mbarova”, shkruan aktori Tolga Tekin.
“Lamtumirë, nuk do t’i harrojë ditët tona në Maqedoni,” shkruan aktorja Ceyda Ates.
“Ahhhhh vëllai im … Ahhhhh shqiptar i madh! Sëmundja Covid të mori nga ne, nga familja juaj, të dashurit tuaj. Zoti të mëshiroftë, qofsh i parajsës,” shkruan Levent Sulun.
Luran Ahmeti humbi jetën ditën e djeshme nga Covid-19. Ai ishte pjesë e dhjetëra filmave turq, përfshi edhe filmin më të suksesshëm në kinematografinë turke “Lugina e Ujqërve”, si dhe role kryesore në serialet “Kurtlar Vadisi – Pusu”, “Mutlu Ol Yeter”, “Guzel Gunler”, “Son Yaz Balkanlar”, “Bahar Dallari”, “Limonata”.







Falimentimi i programit Zelig dhe gabimi identik që rrezikoni ta përsërisni
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

BE-ja e shqetësuar për investimet kineze në Ballkan
Historia e plotë >
“Sherr” në Kosovë/ Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit në Shqip...
Historia e plotë >
Çunat e Londrës të bëhen gati! Aeroporti i Kukësit së shpejti nis fluturimet, çmime konkurruese (Pamjet)

Parashikimi i motit/ Java nis me diell, por nga nesër priten ndryshime

“Vajzat që marrin kontraceptivë rrezikojnë trombozë nga AstraZeneca"
Zgjedhje 2021




