Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Prej javësh i shtruar në spital: Bujar Kapexhiu: Sapo të shërohet, Guljelm Radoja do luaj rolin kryesor në...

Prej javësh i shtruar në spital: Bujar Kapexhiu: Sapo të

Aktori i mirënjohur shqiptar, Guljelm Radoja, ndodhet i shtruar prej dy javësh në reanimacionin e Spitalit të Durrësit. Aktori ndodhet në gjendje kritike shëndetësore për shkak të komplikacioneve që i ka shkaktuar sëmundja e koronavirusit.

Radoja  ishte infektuar me Covid-19 dhe tashmë është negativizuar, por mushkëria e tij është dëmtuar rëndë, duke i sjellë probleme të theksuar në frymëmarrje.

Sipas mjekëve në këtë spital, transportimi i tij drejt spitalit në Tiranë apo jashtë shtetit, është i pamundur pasi Radoja ka luhatje te shpeshta në frymëmarrje.

Ndërkohë në rrjetet sociale miqtë e aktorit kanë bërë thirrje dhe kanë kërkuar ndihmë që Guljelm Radoja të kurohet jashtë vendit.

Ditën e sotme ishte në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live” karikaturisti i njohur, Bujar Kapexhiu, i cili u shpreh se lajme të tilla nuk priten aspak mirë.

“Me Guljelmin na lidh një miqësi e hershme që në rini. Është një nga miqtë e mi të ngushtë. Jo vetëm që është i sëmurë, por në gjendje të rëndë, e ndjej një dhimbje. Pasi në këtë kohë na kanë ikur shumë miq, kolegë dhe aktorë nga kjo sëmundje. Është e trishtueshme kur e mendon në një moment se mund të rëndohet më tepër. Por i uroj jë shërim të shpejtë dhe se bashku të takohemi përsëri që të qeshim aq shumë sa kemi qeshur në shoqërinë tonë”, tha Kapexhiu.

Ai tregoi edhe momentet kur kanë qenë në shkollë së bashku, aty ku Radoja ka spikatur me talentin e tij.

“Edhe pedagogët e vendosnin në rolet kryesore, ishin të bindur se ishte një student për aktor që mund ta mbante shumë mirë rolin. E mbaroi shkollën me nota të shkëlqyera, por nuk desh fati që ai të emërohej në Teatrin Kombëtar”, tha Kapexhiu.

Ndërsa i pyetur se çfarë do të bëjnë pasi Radoja të dalë nga spitali, ai u shpreh se do të takoheshin dhe do të bisedonin. Madje rrëfeu edhe planin që kishte bërë për mikun e tij.

“Do të takohemi, do ulemi së bashku. Në këtë moshë që jemi ne, edhe pak po i afrohemi të 80-ve. Do kujtojmë rininë, familjet, miqësinë dhe fëmijët tanë.

Nuk do të thotë se arritëm në një moshë që nuk mund të bëjmë gjë, por ne kemi mundësi për planet tona artistike.  Unë kam shkruar një skenar në komedi dhe kam dëshirë që rolin kryesor ta ketë Radoja. Nuk e kam biseduar me të, por me shokët e tjerë të grupit të xhirimit. E të gjithë së bashku menduam se rolin kryesor do e ketë Radoja. E sëmundja bëri që ai të mos e mësojë këtë”, tha Kapexhiu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore