Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“Prej disa ditësh jam i trishtuar”/ Gentjan Zenelaj ka një mesazh për Guljelm Radojën: Presim ta mposhtësh këtë virus të mallkuar

“Prej disa ditësh jam i trishtuar”/ Gentjan Zenelaj ka një

Aktori i njohur, Gentian Zenelaj, ka bërë sot një videomesazh për artistin e mirënjohur, Guljelm Radoja, i cili prej dy javësh ndodhet i shtruar në reanimacionin e Spitalit të Durrësit.

Radoja ka kaluar Covid-19, i cili i ka dëmtuar rëndë mushkëritë dhe i ka sjellë probleme të theksuara në frymëmarrje.

Videomesazhi i Zenelajt u transmetua në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku u fol pikërisht për Guljelmin. Duke iu drejtuar këtij të fundit, aktori i njohur i humorit u shpreh se vazhdimisht e pyesin njerëzit për shëndetin e tij. Madje ai qëndron në kontakt me mjekët që e ndjekin, që të dijë se si është gjendja shëndetësore.

Mesazhi i plotë i Gentian Zenelajt për Guljelm Radojën:

I dashur Guljelm, miku im. Prej disa ditësh jam i trishtuar për informacionin që mora për ty.

E kuptoj shumë mirë se çfarë po kalon, kjo është një luftë shumë e madhe. Por ti je një person me dritë brenda teje.

Nuk do ta harroj kurrë gjestin tënd kur i zgjate dorën  një djali nga Shëngjini, pa asnjë eksperiencë teatrore dhe e ndihmove të rritej artistikisht, siç kanë bërë të gjithë profesorët e Akademisë së Arteve.

Guljelm emri yt shoqërohet gjithmonë me histori të mrekullueshme, me ngjarje që ti ke shkaktuar apo me humorin dhe batutat e tua. Ti je një person me shumë energji. Je një mik i mirë, ti je një person shumë qytetarë.

Ne të gjithë të kemi shumë xhan. Njerëz vazhdimisht më pyesin në “Instagram”-in apo “Facebook”-un tim për shëndetin tënd. Vazhdimisht flas me mjekët që kujdesen për ty.

Lus Zotin, të gjithë ne lutemi që të jesh përsëri mesh nesh i qeshur dhe shakaxhi si gjithmonë.  Të kam shumë xhan Guljelm. Të gjithë të kemi shumë xhan.  Presim që ti t’ia hedhësh, ta mposhtësh këtë virus të mallkuar dhe të jesh përsëri me ne.

Mos u dorëzo miku um. Je një person energji shumë të madhe, je një person me një dritë brenda teje, rri në atë dritë. Të presim të kthehesh. Të kam shumë xhan

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore