Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Prej 2 javësh në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit, djali i Gulielm Radojës: Ka nevojë për një mrekulli

Prej 2 javësh në gjendje të rëndë në spitalin e

Artisti i Merituar, Gulielm Radoja, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e Covid-19. Familjarët dhe miqtë e tij kanë bërë apel për ndihmë që kurimi i tij të bëhet i mundur jashtë vendit.

Gulielmi ndodhet prej dy javësh në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit. Për të folur për situatën shëndetësore të aktorit të njohur, ishte sot në një lidhje “Skype” me “Shqipëria Live” djali i tij, Redi Radoja.

Prej 2 javësh në gjendje të rëndë në spitalin e

Ky i fundit u shpreh se sot ka ardhur nga Franca dhe ka parë babanë e tij, i cili është në gjendje kritike.

“Në norma oksigjeni që zbriste në 60 për qind. Tani më telefonojnë se nuk është mirë. I ka mushkëritë tepër të rënduara. Mesa duket i ka pasur para se të prekej nga Covid, e kjo po zbulon disa të fshehta të shëndetit të tij. Presim që natyra të bëjë punën e vet. E kam takuar, nuk doja që të forcohej. Vetëm shtrëngim duarsh dhe përqafim. Është e vështirë ta shohësh prindin në atë gjendje, sidomos kur je larg dhe vjen e gjen ashtu”, tha Redi.

Djali i aktorit të njohur shtoi se apeli i tij është paksa i turbullt, duke qenë se edhe situata e babait të tij është e paqartë.

Prej 2 javësh në gjendje të rëndë në spitalin e

“Nuk e di, ndoshta do ketë qenë mirë ta dërgonim jashtë. Por po shoh që edhe në Francë, aty ku po jetoj,  ka një pasiguri te mjekët, kjo sëmundje ngelet e panjohur, e paqartë krejt terreni se si funksionon. Në këtë moment mendoj se ka nevojë për një mrekulli”, tha Redi.

Ai shtoi se tashmë babai i tij nuk po vuan nga Covid, por nga pasojat e tij.

“Është si një qytet pas bombardimit. Mjekët mendojnë se do të kishte qenë mbase një zgjedhje e mirë ta dërgonin jashtë. Duhet të ketë edhe një transport të duhur, pasi është e vështirë.  A mund ta përballojë një transport të tillë apo jo? Koha nuk është me ne në këto momente. Çdo minute mund të sjellë si të mirën ashtu dhe të keqen”, tha ai.

 I pyetur për ndonjë sëmundje bashkëshoqëruese, Redi tha: “Besoj se ka qenë i prekur nga një alergji shumë e çuditshme, nga perdet e skenës. Në momente të jetës së tij është edhe rënduar. E them se kjo ka ndikuar që Covid ta godasë në nivelin e mushkërive”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore