Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Polemikat e restaurimit të Mësonjëtores në Korçë, publicisti: Duket sikur është bërë një hotel shumë i mirë

Polemikat e restaurimit të Mësonjëtores në

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u diskutua gjatë restaurimi i Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë. Ka patur polemika të mëdha për ndryshimet e shumta brenda dhe jashtë godinës dhe ndryshimin e ABC-së së famshme.

Polemikat e restaurimit të Mësonjëtores në

Sipas publicistit të njohur, Agim Baçi, restaurimi kërkon të bukurën, të vërtetën dhe anën shpirtërore. E në këtë rast, publicisti shprehet se aty shikojmë një frymë moderne, por jo misionin e atij muzeu.

Polemikat e restaurimit të Mësonjëtores në

“Shikojmë një frymë moderne, por jo misionin e atij muzeu. Që në momentin kur është zhvendosur ABC-ja, a i rikthehemi origjinalitetin?  Ti nuk mund ti heqësh shpirtin asaj që është e vjetër. Nuk e kam parë nga afër ndryshimin, por edhe po të vij do të më duket si një muze modern. Nuk më japin ndjesinë e Mësonjëtores së vjetër. Unë kam parë shumë muze, tendenca është për të dhënë modernen dhe jo për të dhënë frymën e kohës. Kur hyja aty, edhe pse ishte e shkatërruar, e ndjeja frymën e Mësonjëtores, por tani duket sikur është bërë një hotel shumë i mirë. Pse italianët nuk dinë ta bëjnë Koloseun me xhama? Por e lënë ashtu siç është. Nuk e kemi shpikur ne restaurimin”, tha Baçi.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore