Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Plot 5-8 milionë euro/ Del në ankand një pikturë e rrallë e Van Gogh

Plot 5-8 milionë euro/ Del në ankand një pikturë e

Një pikturë e rrallë e van Gogh, nga një koleksion privat francez do të dalë në ankand në fund tëmarsit në Paris, nga Sotheby’s.

Lajmin e ka dhënë shtëpia e ankandit, duke specifikuar se është një kanavacë e periudhës pariziene me pamje rruge në Montmartre, pikturuar në vitin 1887.

Piktura në vaj ka përmasa 46 cm me 61 dhe vlerësimi i ankandit varion midis 5 dhe 8 milionë euro.

Kjo është një temë mjaft e rrallë për Van Gogh. Piktura përmendet në katalogë, por asnjëherë nuk është ekspozuar për publikun që nga viti 1920, kur u ble nga një familje franceze, e cila tani po e shet atë.

Para se të dalë në ankand në Paris, vepra do të ekspozohet në Amsterdam dhe Hong Kong.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore