Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Plas debati/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kundër Vikena Kamenicës dhe Kastriot Tushës: Mos këndoni te vendi i krimit

Plas debati/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kundër Vikena

Një koncert i paralajmëruar nga Kastriot Tusha dhe mexosopranoja Vikena Kamenica përpara sheshit të Ministrisë së Brendhshme ka shërbyer për nxitur polemikat në rrjetet sociale. Debati ka nisur me kërkesën publike të bërë nga ana Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Aleanca në një letër publike drejtuar tenorit Tusha dhe mexosopranos Kamenica kundërshtojnë mbajtjen e një koncerti në kuadër të asaj që njihet si nata amerikane ku do të sjellin muzikën xhaz, duke e konsideruar të papranueshëm këtë koncert në rrënojat e Teatrit Kombëtar të cilën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e quan “skenë krimi”.

Në një letër të hapur, kjo Aleancë u bën thirrje dy artistëve të njohur që ta anulojnë koncertin dhe ta zhvendosin diku tjetër. 

"Vendi ku ju doni të jepni koncertin, është një skenë krimi. Është skena e krimit më të madh kundrejt qytetarisë, trashegimisë, kulturës dhe aq me tepër artit. Ju sigurisht i keni parë pamjet e 17 majit, ku artistë, kolegë tuaj, që kanë qenë dhe në një skenë me ju, u tërhoqën zvarrë me pranga në orën 4:30 të mëngjesit, teksa ndërtesa filloi të shembej me ata brenda. Pak rëndësi ka çfarë qëndrim keni ju për këtë çështje, por ju duhet t'i respektoni ata njerëz, z. Tusha dhe znj.Kamenica", thuhet në letrën e Aleancës.

Nuk dihet nëse koncerti do të mbahet aty sërish, pasi ka zëra se koncerti është zhvendosur nga shesi i përpara minsitrisë së Brendshme dhe do të mbahet te përpara Galerisë së Arteve.

Letra e Aleancës për Teatrin

Të nderuar Kastriot Tusha dhe Vikena Kamenica,*

Ne e duam artin. Ne e duam artin dhe sigurisht ju jeni në dijeni që ne kemi luftuar shumë për të; kemi organizuar vullnetarisht një festival për mbrojtjen e teatrit me rreth 80 shfaqje të llojeve te ndryshme, duke rijetëzuar teatrin që braktisën.

Kemi kërkuar që të hapen aktivitetet artistike gjatë gjithë periudhës së pandemisë. Ne e duam artin, sepse arti nuk ka faj që bie edhe në duart e injorantëve dhe kriminelëve. Ne e duam artin dhe ju jeni artistë shumë të dashur për Shqipërinë, që do të vazhdoni dhe duhet të vazhdoni të bëni punën tuaj, pavarësisht se kush kërkon të fshihet pas emrit tuaj.

Por vendi ku ju doni të jepni koncertin, është një skenë krimi. Është skena e krimit më të madh kundrejt qytetarisë, trashegimisë, kulturës dhe aq me tepër artit. Ju sigurisht i keni parë pamjet e 17 majit, ku artistë, kolegë tuaj, që kanë qenë dhe në një skenë me ju, u tërhoqën zvarrë me pranga në orën 4:30 të mëngjesit, teksa ndërtesa filloi të shembej me ata brenda. Pak rëndësi ka çfarë qëndrim keni ju për këtë çështje, por ju duhet t'i respektoni ata njerëz, z. Tusha dhe znj.Kamenica.

Ata njerëz vazhdojnë të jenë aty çdo ditë,(prej 3 vjet e 5 muaj) pikërisht në atë vend ku ju doni të jepni koncertin. Ju sigurisht mund edhe të thoni me vete që koncerti juaj nuk ka pse të ketë lidhje me këtë histori, por ky është një naivitet që gjithashtu nuk u shkon për shtat artistëve që i kuptojnë mjaft mirë simbolikat.

E dini që Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë vetëm dy ditë para se të shpallej koncerti juaj pikërisht në sheshin ku ne protestojmë? E nëse edhe kjo ju duket rastësi, e dini që gjithashtu para tre ditësh u zhvillua një aktivitet artistik në Landfillin e Sharrës, pikërisht në skenën e krimit të Ardit Gjoklaj, nga gruaja e vrasësit të këtij të fundit?

Ju nuk duhet t'ia lejoni vetes të bëheni pjesë e filozofisë "hidh valle në skenën e krimit" , sepse jeni artistë që e keni vënë emrin me punën tuaj dhe jo marioneta.

Me shpresën që respekti të jetë reciprok, ju kërkojmë që koncertin ta zhvilloni në një hapësirë tjetër, sepse për ne është fyerje dhe provokim, për sa kohë kjo luftë nuk ka mbaruar.
*Kjo kërkesë u drejtohet gjithashtu të gjithë artistëve të tjerë që do të jenë pjesë e koncertit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore