Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Pirro Mani, aktori që do të mbahet mend gjatë në memorien e shqiptarëve për rolin e ballistit Sali Protopapa

Pirro Mani, aktori që do të mbahet mend gjatë në memorien e

Një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar Pirro Mani është ndarë nga jeta. Aktori ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej disa kohësh së bashku me familjen e tij.

Pirro Mani është bashkëshorti i aktores, Pavlina Mani, ai u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Ai ishte regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar.

Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar.

Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale.

Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.

Ai do të mbahet mend si një prej personazheve më të njohur që ai skaliti përjetësisht në memorien e shqiptarëve është ai i 'ballistit Sali Protopapa' në filmin 'I teti në bronz'.

Sipas shoqatës "Vatra" në SHBA, Pirro Mani ishte biri i vatranit, inxhinirit Kosta Mani, që studio në Institutin e famshëm MIT të Bostonit, dhe që shoqëroi Fan Nolin gjatë udhëtimit në Shqipëri. Ai nuk u kthye më në Amerikë, por kontribuoi për ndërtimin e Shqipërisë. Ndërroi jetë në kampin nazist-Mathauzen.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore