Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“Për jo-dashamirësit e mi”/ Alban Ramosaj reagon për herë të parë pas Festivalit të Këngës

“Për jo-dashamirësit e mi”/ Alban Ramosaj reagon për

Ndërsa Albani ka rrëmbyer çmimin e dytë dhe një dashuri e përzemërsi të madhe nga publiku i gjerë. Diën e sotme ai ka vendosur të reagojë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.

Këngëtari i njohur ka shkruar gjatë për të falenderuar të gjithë mbështetësit e tij, u ka bërë një dedikim familjarëve të tij, si dhe ka ironizuar komentuesit negativë.

“Per dashamiresit e mi,

Pas nje dite te gjate pushimi kisha deshiren t’ju falenderoja nga zemra per mbeshtetjen pergjate si dhe pas festivalit.

Ju premtoj qe do vazhdoj te shkruaj e te kompozoj art te cilesise me te larte qe t’ju preki zemrat dhe stimuloj mendjet.

Ky vit, fal jush ishte i imi! – Jo per numrat e trofeve qe kam cuar ne shtepi por prej dashurise masive qe me keni falur, dhe sic degjoj, shof, ndjej dhe lexoj po vazhdoni t’ma jepni pa kushte, pa kursim…

Per kte, perulem para jush!!

MIRENJOHJE! ??‍?

Ndersa per jo-dashamiresit e mi ?

#LejNajLlafPaThene #EMbajNjeSyMbyll

Pertej shakase dhe referencave te #Theje

Kam perveshur menget, behuni gati – 2022! ??

Per Familjen time…

@antigoneramosaj O Ma, FITOVA!!”

Fitova dashni, duartrokitje, eksperience, mesime, miq te rinj (nder te cilet: Gjergj eka!!), fitova rrespekt!

Faleminderit per cdo sakrifice dhe mund qe ke derdhur per t’me fal mundesine e te jetuarit jeten ashtu sic ma ka shpirti… poetikisht.

Te kam “borxh” frymen. ??

@beatrixramosaj kur te lexosh, dua ta dish qe bera me te miren time, madje ia kalova Albanit te meparshem! ??

Shpresoj te jesh krenare per progresin dhe performancat e vellait tend. ?

Ju Dua, pergjithmone”, shkruan Albani në postimin e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alban Ramosaj (@albanramosaj)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore