Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Për 20 vite fotografoi natyrën amerikane, por Valbona hap ekspozitë me bukuritë shqiptare: Bjeshkët e Namuna...

Për 20 vite fotografoi natyrën amerikane, por Valbona hap

Valbona Quku prej 20-vitesh fotografon natyrën amerikane, ndërsa prej 3-vitesh ka vendosur që të kapë në foto malet shqiptare. Së fundmi ajo ka hapur një ekspozitë personale “Perlat e Kunorës shqiptare”, e cila do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit nëntor, në Shkodër.

Ditën e sotme, Valbona ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku zbuloi se para dy muajsh duke vizituar galerinë ODA, u frymëzua që të hapte një ekspozitë me fotot që ajo ka realizuar.Për 20 vite fotografoi natyrën amerikane, por Valbona hap

 

“Fotot janë shkrepur në Theth, Valbonë, Lëpushë, Divjakë, Lugina e Vjosës. Shumica e tyre janë në veri dhe të huajt kanë një arsye që vijnë për të na vizituar. E jena me fat që këmi një natyrë si kjo”, tha Valbona.

Kjo e fundit shtoi se për të promovuar bukuritë e natyrës shqiptare duhet më shumë guida turistike dhe eskpozita. Më pas ajo shtoi se është e kënaqur me impaktin që ka patur eksppozita e saj në Shkodër.

Për 20 vite fotografoi natyrën amerikane, por Valbona hap

“Duke qenë se jemi në një periudhë paksa ë vështirë, vendosa që të sjell natyrën. Ja vlen të eksplorosh Shqipërinë. E kemi shumë afër dhe nuk ia dimë vlerën.Kjo është ekspozita ime dhe do vijojë që të jetë e hapur deri në fund të muajit nëntor. Jam e kënaqur për impaktin që pati në Shkodër”, tha Valbona.

Ndërsa e pyetur se cili vend i ka pëlqyer më shumë, Quku tha pa u menduar se janë Bjeshkët e Namuna që e “kanë lënë pa mend.

Për 20 vite fotografoi natyrën amerikane, por Valbona hap

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore