Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“P**dhu idiot!”, themeluesi i Pink Floyd refuzon milionat e Mark Zuckerberg

“P**dhu idiot!”, themeluesi i Pink Floyd refuzon milionat e Mark

Kantautori britanik dhe një prej themeluesve të bandës muzikore “Pink Floyd” ka refuzuar një ofertë të majme financiare të Mark Zuckerberg për të përdorur si kolonë zanore të një fushatë promovuese të Instagram këngën e famshme “Another Brick In The Wall”.

Newsweek raporton se duke folur në një forum që mbështeste themeluesin e burgosur të WikiLeaks Julian Assange, Waters, një nga anëtarët themelues të Pink Floyd, tha se Zuckerberg i ofroi atij "një shumë të madhe parash" për të përdorur këngën e tij klasike të vitit 1979.

Waters tha se e kishte refuzuar ofertë duke akuzuar Mark Zuckerberg si hipokrit, pasi ishte ai njeriu që censuroi në Facebook historinë e Julian Assange që të bëhej publike.

Në një video të datës 10 qershor, e cila u shpërnda në Twitter nga gazeta meksikane “La Jornada” e shfaqet Roger Waters teksa tregon një zarf.

"Është një kërkesë për të drejtat për të përdorur këngën time,"Another Brick In The Wall” për të promovuar Instagramin. Është një ofertë për mua nga Mark Zuckerberg, një ofertë e një shume të madhe parash dhe përgjigja është: P*rdhu idiot!”, thotë në këtë video Roger.

Bashkëthemeluesi i Pink Floyd sqaron se e ka refuzuar ofertën për të mos u bërë palë e censurës globale të Facebook.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore