Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Pas zhdukjes 23 vite më parë, pritet të kthehet në ekspozitë piktura e mjeshtrit austriak

Pas zhdukjes 23 vite më parë, pritet të kthehet në

Pas zhdukjes 23 vite më parë, pritet që të kthehet në ekspozitë një pikturë nga mjeshtri austriak, Gustav Klimt.

Ishte shkurti i vitit 1997 kur “Ritratto di Signora” u vodh në galerinë “Ricci Oddi” në Piaçenza. Ndërkohë në dhjetor të 2019-s u gjet në oborrin e së njëjtës galeri.

Ishin kopshtarët e gjelbërimit ata që gjetën pikturën në një zgavër të mbrojtur nga një derë metalike. Piktura ishte e fshehur mes shtresave të trasha të derës dhe ishte e mbështjellë me një qese plastike të zezë. Ndërkohë dukej se ishte e padëmtuar.

“Rishfaqja e pikturës përsëri ndaj artdashësve është mbi të gjitha një dhuratë për qytetin e Piaçenzas, i tronditur nga pandemia që ka goditur vendin tonë dhe të gjithë botën”, deklaroi pronari i galerisë, Massimo Ferrari në një deklaratë.

Nga ana tjetër, piktura e rimarrë është pjesë e një serie portretesh që Klimt përfundoi në vitet e fundit të jetës së tij, midis 1916 dhe 1918.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore