
Pas shumë debateve merret vendimi! Dua Lipa zbulon vendet ku do mbahet “Sunny Hill Festival”
Vetëm pak orë më parë u njoftua se “Sunny Hill Festival” këtë vit do të mbahet edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Fillimisht lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Festivalit në "Facebook".
Por menjëherë u konfirmua edhe nga Dua Lipa me anë të një postimi në "Instagram". Këngëtarja me origjinë shqiptare shprehet tepër e lumtur dhe e mbushur që “Sunny Hill” do të vazhdojë traditën në shtëpinë e saj, Prishtinë.
Autorja e hitit “Levitating” u shpreh gjithashtu e emocionuar edhe për zgjerimin e Festivalit edhe në Tiranë.
View this post on Instagram
“Me një zemër plotë dhe e lumtur jam krenare të lajmëroj që është vendosur që festivali jonë të vazhdojë në shtëpinë e tij në datët 4,5,6 dhe 7 gusht në Prishtinë, Kosovë, po ashtu edhe në 26,27 dhe 28 gusht, në Tiranë, Shqipëri. Ju presim të gjithëve. Më shumë detaje priten të ndahen me ju së shpejti. Me dashuri, Dua,”-shkruan ylli i popit në Instgram.
“Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë.
Institucionet qendrore dhe lokale bashkërisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm.Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë.
Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.
Në Prishtinë, Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.
Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë.”-shkruhej në faqjen zyrtare të “Sunny Hill Festival”.

Arti në zi/ Ndahet nga jeta artistja e madhe shqiptare
Historia e plotë >
“BET Awards 2022”, lista e plotë e fituesve
Historia e plotë >

Arti në zi/ Ndahet nga jeta regjisorja e njohur
Historia e plotë >
EMRI/ Shuhet poeti dhe rapsodi i mirënjohur, pena e ndritur e Labërisë
Historia e plotë >



Shqipëria e 24-ta në botë/ Rritja e çmimit te naftës mbart emrin “Putin”
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...

Bordi ul sërish naftën/ Ja ndryshimet e reja në çmimet e karburanteve

Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global
Aktualitet




