
Pas pak ditësh do zgjidhen fituesit, të nominuarit e edicionit të 16 të çmimeve Kult
Edhe pse nuk mund të shijojmë ceremoninë gala të ndarjes së çmimeve Kult për shkak të pandemisë, fituesit do të zgjidhen vetëm brenda pak ditëve. Që vitin e kaluar janë bërë të ditur 66 të nominuarit për 11 çmimet e mëdha “Kult”.
Ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, presidenti i akademisë Kult, Ylli Sula, i cili u shpreh se në fund të vitit 2020 janë mbyllur listat e të nominuarve, pas një përzgjedhjeje me shumë kujdes.“Brenda dy tre ditëve të ardhshme do të zgjidhen fituesit”, tha Sula.
Ndërkohë i ftuar ishte edhe Koço Qëndro, fitues i çmimit “Aktori më i mirë i vitit”, në 2019 me rolin e Kopracit, tregon se ky çmim mbylli karrierën e tij. “Jam shumë i lumtur, me këtë çmim unë mbylla karrierën time në skenë, gati 7 dekada”, tha ai.
I ftuari tjetër ishte fituesi i “Dokumentarit të vitit” në vitin 2019, Eno Melkani, i cili vlerësoi akademinë Kult si organizim shumë të rëndësishëm për artistët.
“Fitues është ai që vjen në sallë, është i vetmi konkurs që artistët mblidhen dhe kuptojmë cilët janë librat, muzika, aktorët e mirë. Akademia duhet të bëjë thirrje për të gjithë ata që prodhojnë, dhe të ketë më shumë informacion për krijimin që prezantohet, që juria të shohë si realizohet”, tha Melkani.

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Mbështetja për Dvoranin/ A është kjo një goditje e SHBA për Ilir Metën?...
Historia e plotë >
COVID/ Ja cili është ndryshimi mes maskave dhe cila ofron mbrojtjen më të mirë

Studimi: Vaksina e AstraZeneca më e fortë, nëse doza e dytë merret 3 muaj pas të parës

COVID/ Si ndikon grupi i gjakut dhe cili rezulton më i ndjeshëm nga virusi në vend
Biznes



Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >
