Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Pas 3 dekadash/ Rikthehet tradita e munguar, kinema verore në Shkodër (FOTO)

Pas 3 dekadash/ Rikthehet tradita e munguar, kinema verore në Shkodër

Pas më shumë se 3 dekadash mungesë, në qytetin e Shkodrës ka një tentativë për të rikthyer kinemanë verore. Qytetarët por edhe turistët do të kenë mundësi që të shohin një film në ambient të hapur.

Kinemaja verore mori jetë në sheshin e qendrës turistike të Shirokës, me një prej filmave komedi hit të kinematografisë shqiptare “Çifti i lumtur”. Një përzgjedhje e veçantë pasi ky film i realizuar në vitin 1976 me trupën e aktorëve të teatrit “Migjeni”, është xhiruar i gjithë në Shkodër.

Qytetarë të të gjitha moshave shijuan nën freskinë e flladit të liqenit batutat e këtij filmi që sa herë shfaqet në ekran të dhuron të qeshura por edhe nostalgji për Shkodrën e dikurshme.

“Është hera e parë që e shoh si kinema, pasi kinemaja nuk është funksionale për sa i përket filmit”, ka thënë një qytetar për “Ora News”.

Madje qytetarët kërkojnë që kjo nismë të vazhdojë edhe në lagje të tjera të qytetit. “Është bukur, na ka kthyer në kohë”, shprehen ata.

Nga ana tjetër Bashkia Shkodër premton ta vijojë traditën por fton edhe biznesin të bëhet pjesë mbështetëse. Shkodra, një qytet i pasur në traditë e kulturë sot më shumë se kurrë ka nevojë që vlera të tilla ti forcojë dhe t’ia përcjellë brezit të ri.

Pas 3 dekadash/ Rikthehet tradita e munguar, kinema verore në Shkodër

Pas 3 dekadash/ Rikthehet tradita e munguar, kinema verore në Shkodër

Pas 3 dekadash/ Rikthehet tradita e munguar, kinema verore në Shkodër

Pas 3 dekadash/ Rikthehet tradita e munguar, kinema verore në Shkodër

Pas 3 dekadash/ Rikthehet tradita e munguar, kinema verore në Shkodër

Pas 3 dekadash/ Rikthehet tradita e munguar, kinema verore në Shkodër

Pas 3 dekadash/ Rikthehet tradita e munguar, kinema verore në Shkodër

Pas 3 dekadash/ Rikthehet tradita e munguar, kinema verore në Shkodër

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore