Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Pandemia nuk ndalon “Sanremo”-n, Ariston siç nuk e keni parë asnjëherë (FOTO)

Pandemia nuk ndalon “Sanremo”-n, Ariston siç nuk e keni

Më 2 mars, anija kozmike e “Sanremo”-s u nis. Nuk është një metaforë. Festivali i vitit 2021 po mbahet në një teatër të Aristonit, ku për herë të parë është bosh, pa publik. Kjo për shkak se duhet të respektohen masat e vendosura si pasojë e emergjencës së pandemisë së koronavirusit.

Prandaj skena e madhe e Ariston paraqitet me një skenografi hapësinore që përfaqëson “një anije kozmike imagjinare drejt një të ardhme më të mirë”.

Dritat u ndezën të martën më 2 mars dhe do të qëndrojnë të ndezura deri në finalen e madhe, të shtunën më 6 mars. Në garë janë 26 këngëtarë të njohur si dhe tetë propozime të reja.

Pandemia nuk ndalon “Sanremo”-n, Ariston siç nuk e keni

Për të marrë dritën jeshile për organizimin e përvitshëm të këtij festivali, është bërë një protokoll i posaçëm. Komiteti Teknik Shkencor, pasi ka shqyrtuar 75 faqet e protokollit të paraqitura nga Rai, i dha një përgjigje të favorshme mbajtjes së këtij festivali.

Komiteti shprehu “vlerësimin” për zgjedhjen e eliminimit të publikut, por gjithashtu nënvizoi rrezikun e mbledhjeve jashtë (rrugë, klube, hotele, bare dhe restorante), të cilat nuk bien nën përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të Rai. Madje në natën e dytë të festivalit në karriget ku zakonisht ulet publiku, ishin vendosur disa tullumbace me ngjyra të ndryshme, për t’i dhënë një atmosferë ndryshe vendit.

Pandemia nuk ndalon “Sanremo”-n, Ariston siç nuk e keni

Rregullat strikte të vendosura në protokoll për të zvogëluar shanset e infektimit, bënë të mundur marrjen e miratimit të ekspertëve.

Në protokoll, asgjë nuk duket se i është lënë rastësisë: plane të hollësishme të teatrit; hyrje dhe shtigje të larmishme për kastin, artistët, orkestrat; tampona çdo 72 orë për të gjithë ata që hyjnë në Ariston.

Të gjithë duhet që të mbajnë distancën, që nga artistët, dirigjenti apo edhe të ftuarit specialë, të cilët nuk mund të përqafohen apo puthen me njëri-tjetrin. Madje as lulet e “Sanremo”-s që dhurohen pas çdo performance të një këngëtare nuk mund t’i prekë askush. Ato shkojnë te këngëtaret përmes një karroce. Gjithashtu të gjithë pjesëtarët e orkestrës mbajnë gjatë gjithë kohës maskën mbrojtëse në fytyrë.

Pandemia nuk ndalon “Sanremo”-n, Ariston siç nuk e keni

Prezantuesi dhe drejtori artistik i festivalit, Amadeus, është shprehur i lumtur se u dha drita jeshile zyrtare për “Sanremo”-n, pasi kjo do të thotë se “muzika nuk ndalohet”.

Sipas Amadeusit, aprovimi nga Komiteti Teknik Shkencor për mbajtjen e festivalit, do të thotë “të jesh në gjendje t’u japësh italianëve një shfaqje të rëndësishme dhe të bukur”.

“Edhe në një vit kaq të vështirë, ajo festë mund të zhvillohet me kujdesin e duhur. Por festa duhet të jetë në shtëpitë e italianëve dhe mbi të gjitha muzika “, ka përfunduar drejtori artistik i festivalit.

Pandemia nuk ndalon “Sanremo”-n, Ariston siç nuk e keni

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore