
“Pa buzëqeshjen tënde jam krejt i vyshkur”/ Tenori shqiptar prek me dedikimin për nënën: Sot mu desh të të vizitoja te varri (FOTO)
Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, zbuloi një ditë më parë se nëna e tij kishte ndërruar jetë dy orë para koncertit të madh që do të mbante në Prishtinë. Por pavarësisht dhimbjes së madhe të humbjes së njeriut të shtrenjtë, Lahaj mori forcën të dalë para qytetarëve dhe të performojë artin e tij.
Ramë vendosi që pas koncertit të njoftonte përmes një postimi në “Instagram” se e ëma ishte ndarë nga jeta.
“Miq, shokë e dashamir, nanen Hale e varrosim sot më 8 gusht 2021 në varrezat e fshatit Lubozhdë të Istogut, në ora 16:00! Ju falëmnderit për ngushëllimet dhe kujdesin. Familja Lahaj. Hale Lahaj 07.11.1944 – 07.08.2021”, shkruante dje tenori i njohur.
Ndërsa ditën e sotme, Lahaj e ka nisur me një dedikim shumë prekës për nënën e tij të ndjerë. Teksa ka postuar një foto ku shfaqet duke i prerë thonjtë e këmbës nënës së ndjerë, ai shkruan se “pa buzëqeshjen e sa është krejt i vyshkun”.
“Nenë, u çova edhe sot me ritmin e tenxhereve tua të dikurshme, veç se sot nuk ishe në kuzhinë. Mu dasht me ardhë me t’pa nder vorre. Erdha para sabahut, n’6. Ritmin që ma ndjellë edhe mua për të më përcjelle edhe sot e kësaj dite, po ti sot një llaf s’ma bone. Se le mo që as mëngjesin s’ma shtrove. Nanë, kam mëndu që për asnjë arsye në jetë nana se len fminë pa hangar. As gabel s’ma the e as kryet s’ma përkëdhele. As nuk me buzëqeshe si dikur. E pa buzëqeshjen tanë nanë, unë jam krejt i vyshkun. Eh moj nanë magari qe jam, për një moment mendova që muj kthehemi bashkë n’shpi. Fmi hesapi. “Gabeli jot”, shkruan Ramë Lahaj në dedikimin e tij.

E trishtë/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar (Foto)
Historia e plotë >
Ndahet nga jeta aktorja e famshme greke
Historia e plotë >
Pësoi sulm në zemër, ndahet nga jeta aktori i njohur (EMRI)
Historia e plotë >
Arti në zi/ Ndahet nga jeta skulptori i njohur shqiptar (FOTO)
Historia e plotë >


Zyrtare/ Ukraina në luftë, “Eurovision 2023” do të zhvillohet në...
Historia e plotë >
Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i njohur
Historia e plotë >
Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Hasi, "Anglia e Vogël" që po zbrazet dita-ditës/ Qyteti shqiptar që do n...
Historia e plotë >
Situata me COVID19, ja statistikat e publikuara ditën e sotme nga ministria

Nis nesër faza e dytë e regjistrimit online për klasat e para dhe të dhjeta/ Çfarë duhet të kenë prindërit parasysh

Keni lënë pushimet për gjysmën e dytë të gushtit? Ja si do të jenë temperaturat
Aktualitet




