Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“Madama Butterfly”, Ermonela Jaho do ngjitet në skenën greke

“Madama Butterfly”, Ermonela Jaho do ngjitet në skenën

Opera Kombëtare Greke do të kthehet me një prodhim të zvogëluar të “Madama Butterfly” të Giacomo Puccini. Gjithashtu do të ketë edhe një orkestër të reduktuar që luajnë instrumentet e Ettore Panizza.

Por pavarësisht kësaj, ky prodhim ende përfshin skenën mbresëlënëse të atij historik të GNO-së së 2013-s, i drejtuar nga Hugo De Ana, i cili gjithashtu ka dizajnuar skenat dhe kostumet e mahnitshme.

Ajo që vihet re është se pjesë e këtij prodhimi është edhe sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho.

“Madama Butterfly”, Ermonela Jaho do ngjitet në skenën

“Cio-Cio-san luhet në mënyrë alternative nga Ermonela Jaho, Cellia Costea dhe Kristine Opolais. Ndërkohë Togeri F.B. Pinkerton nga Gianluca Terranova dhe Dimitris Paksoglou.

GNO zgjodhi të vinte në skenë operën tani për të shënuar 80-vjetorin e premierës historike të Butterfly në GNO më 25 tetor 1940, tre ditë para fillimit të luftës Greko-Italiane”, shkruajnë mediat vendase.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore