
Nuk kanë të mbaruar incidentet në Festivalin e Kanës, tymi i zi dhe pankartat bllokojnë tapetin e kuq (VIDEO)
Në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë nuk kanë të sosur incidentet. Duket se është kthyer në një shesh protestash duke përjetuar incidentin e dytë brenda pak ditëve.
Disa vajza dhe gra shpalosën një pankartë të madhe në premierën e thrillerit “Holy Spider”, teksa lëshuan edhe tym të zi. Pankarta paraqiste 129 viktima(vajza dhe gra të vrara) që nga Festivali i fundit i Kanës – në një referencë të dukshme për numrin e vrasjeve në familje në Francë.
Me regji të Ali Abbasi, “Holy Spider” tregon historinë e një gazetareje që heton një vrasës serial që synon punonjëset e seksit në qytetin iranian të Mashhad. Ai bazohet në rastin e vërtetë të Saeed Hanaei, një punëtor ndërtimi, i cili vrau 16 gra midis vitit 2000 dhe 2001 përpara se të kapej nga policia.
Kjo është protesta e dytë që zhvillohet në Kanë këtë javë. Të premten, premiera e “Three Thousand Years Of Longing” e George Miller u ndërpre nga një grua që protestoi kundër dhunës seksuale gjatë luftës në Ukrainë.
Gruaja u shfaq nudo e lyer me ngjyrat e flamurit të Ukrainës teksa kishte shkruar “Ndaloni së përdhunuari”. Rojet e sigurisë e rrethuan shpejt dhe e hoqën nga tapeti i kuq.

“BET Awards 2022”, lista e plotë e fituesve
Historia e plotë >

Arti në zi/ Ndahet nga jeta regjisorja e njohur
Historia e plotë >
EMRI/ Shuhet poeti dhe rapsodi i mirënjohur, pena e ndritur e Labërisë
Historia e plotë >




Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global

Barometri i Ballkanit, shqiptarët më arsimdashësit në rajon, 50% mendojnë se progresi në jetë vjen nga shkolla

VIDEO/ Policia nxjerr “tmerrin” e shoferëve në rrugë, ata që s’respektojnë këmbësorët në vizat e bardha e pësojnë keq
Aktualitet




