
Nuk dënoi sulmin e Putin ndaj Ukrainës, sopranoja e njohur ruse shkarkohet nga Opera e Nju Jorkut
Sopranoja e njohur ruse, Anna Netrebko, është pezulluar së fundmi nga Opera Metropolita në Nju Jork për këtë sezon dhe atë të ardhshmin. Kjo për shkak se ajo nuk përmbushi kërkesën që të distancohet nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili prej disa ditësh ka nisur sulmin ndaj Ukrainës.
Lajmin e ka bërë të ditur MET, duke thënë se nuk do të punësonte më artistë që mbështesin Putin. Netrebko ka bërë ditët e fundit deklarata kritike për luftën, por ka qëndruar e heshtur ndaj presidentit rus, rizgjedhjen e të cilit ajo e ka mbështetur në të kaluarën.
“Është një humbje e madhe artistike për MET dhe për operën,” tha në një deklaratë menaxheri i përgjithshëm i kompanisë, Peter Gelb, i cili shtoi: “Anna është një nga këngëtaret më të mëdha në historinë e MET, por me Putinin që shkaktoi viktima të pafajshme në Ukrainë, nuk kishte rrugëdalje”.
Gjithsesi në fillim të javës Netrebko anuloi të gjitha performacat e saj duke përfshirë dhe atë në Barcelonë në “Gran Teatre del Liceu” më 3 prill. Në një deklaratë ajo tha: “Jam kundër çdo lufte të palogjikshme dhe agresioni prandaj i bëj thirrje Rusisë t’i japë fund. Kemi nevojë për paqe tani. Kjo nuk është një kohë për të performuar apo bërë muzikë, prandaj kam vendosur të tërhiqem nga performacat për momentin. Është një vendim shumë i vështirë për mua por e di që audienca do të kuptojë dhe respektojë vendimin”.
Mediat e huaja shkruajnë se në vitin 2008, Netrebko ka marrë çmimin Artiste e Popullit të Rusisë nga Putin dhe në 2014 kishte dhënë një donacion prej 1 milion rubla për operën e zonës separatiste Donetsk në lindje të Ukrainës.
Nga ana tjetër, Netrebko pritej të performonte në operan e Giacomo Puçini “Turandot” në pranverë në New York, si dhe në atë të Giuseppe Verdi “Don Carlo” sezonin e ardhshëm. Ironikisht në të dyja edicionet ajo pritet të zëvendësohet nga soprano ukrainase Liudmyla Monastyrska.

Çfarë ndodhi? Tina Turner thyen rekorde një ditë pas vdekjes së saj
Historia e plotë >






“Eurovision 2023” thyen rekorde, do të mbahet mend gjatë në histori
Historia e plotë >
Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Qeveria nis zëvendësimin e ambasadorëve, Top Channel siguron emrat
Historia e plotë >
Sulmohet nga serbët automjeti i ekipit të Top Channel, protestuesit i he...
Historia e plotë >
Kujdes, shiu nuk i ndahet Shqipërisë! Ja sa do të jenë temperaturat

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Me sa shiten dhe blihen euro dhe dollari sot?

Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq
Aktualitet




"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me kalimtarin: Hajde, hajde që ta...
Historia e plotë >