Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Njihuni me historinë e kishës shekullore, rindërtuar nga Ali Pashë Tepelena

Njihuni me historinë e kishës shekullore, rindërtuar nga Ali

Të paktë janë ata që e njohin kishën e “Shën Iliut” që ndodhet në Bual të Përmetit, e cila përpara shekullit të XVII u përfshi nga flakët dhe dëmet ishin kolosale.

Ky Monument Kulture i kategorisë së parë daton që në shekullin XII, ndërtuar në stilin Bizant dhe më pas u rindërtua nga Ali Pashë Tepelena. 

Aleksandër Todhe, ish-studiues i trashëgimisë kulturore në Bashkinë e Përmetit na ka zbuluar një pjesë të historisë së kësaj kishe magjepsëse, me afreske shumë interesante, ku ngjyra blu është dominante.

Njihuni me historinë e kishës shekullore, rindërtuar nga Ali

Ndërtimi i kishës

Në shekullin e XII, kisha i shërbente banorëve të fshatit Bual për kryerjen e riteve fetare. Ajo ishte e ndërtuar me stilin bizantin, me afreske që të magjepsin. Por në fillim të shekullit të XVII, Aleksandër Todhe na tregon se ky monument kulture u përfshi nga flakët dhe gjithçka i shkërmoq. Afresket u dëmtuan dhe kisha u bë jo funksionale. Kjo për banorët e asaj kohe ishte një tragjedi e madhe, sepse ata nuk mund të kryenin ritet fetare, për të cilat ushqenin shpirtin. Në gjendje të mjeruar mbeti për shumë kohë, deri sa një ditë erdhi lajmi i mirë për rindërtimin e saj. 

Pse Ali Pashë Tepelena urdhëroi rindërtimin e saj

Fshati Bual njihet për mjekët popullorë, të njohur ndryshe si xheraj. Është një nga zonat që ka ndihmuar në kurimin e pacienteve në të gjithë Ballkanin, madje fama dhe shërbesat e tyre kanëmbërritur deri në Angli. Në fund të shekullit XVII, djali i Ali Pashë Tepelenës, Veliu sëmuret nga veshkat. Ai kërkoi ndihmë mjekësore gjithandej për tu kuruar por përpjekjet ishin të kota, deri sa ai ra në kontakt me një nga mjekët popullorë të Bualit. Kur Veli u shërua plotësisht, Ali Peshë Tepelena e pyeti xherajn se çfarë donte si shpërblim. Ky i fundit kërkoi që rindërtimin e kishës. Kaq u desh dhe Pashai urdhëroi rindërtimin e objektit fetar.

Njihuni me historinë e kishës shekullore, rindërtuar nga Ali

Karakteristikat e Kishës së ‘Shën Iliut”

Kjo kishë gjendet në fshatin Bual të Përmetit pranë lumit Vjosë. Sipas Andrea Llukanit, i cili është autori i librit me titull “Arti kishtar në Shqipëri”,  objekti është njënefëshe dhe ka përmasa 21.15x9.95 metra. Kjo kishë përbëhet nga naosi, narteksi dhe hajati. Në vitin 1814 kisha ka pësuar një ristrukturim rrënjësor, ku për tëzmadhurnaosin është prishur muri perëndimor. Muratura e ndërtimit të kishës është e ndërtuar me gurë shtufi. Në të ka tulla të vëna në mënyrë të rregullt. Apsida është trefaqëshe. Në anënjugore të saj tullat janë të vendosura zig-zag. Mbi portën jugore brenda kishës gjendet ky mbishkrim: “Në vitin 1814 u ndërtua nga themeli ky tempull i gjithnderuar në kohën e kujdestarisë së shumënderuarit, zotit Kristo Tasi, në 1850 u pikturua në kohën kur ishte peshkop i gjithhirshmi, zoti Neofiti dhe kujdestar arkimandrit Agathangjeli dhe në kohën kur ishte famulltar prift Gjergji dhe në kohën e kujdestarisë së vëllezërve Vangjelit e të IlisëEfthimit. U pikturua me dorën e Zikut, Nikollas dhe Kostandinit, vëllezërve nga eparkia e shenjtit të Vellasë 1850janar 31”. Pikturat murale në kishën e “Shën Iliut” zënë gjithë pjesën e brendshme, faqet anësore, kolonat, harqet etj. Afresket janë pikturuar në dy faza. Gjatë fazës së parë që i përket shek., XI,është pikturuar faqet veriore dhe perëndimore të kishës, ndërsa gjatë fazës së dytë, që i përket shek. XVIII është pikturuar pjesa e brendshme e naosit. Afresku më i veçantë në këtë kishë është një burrë i cili ka veshur kostum kombëtar me fustanellë. Në këto afreske dominon ngjyra blu.

Karakteristikat e afreskeve

Sipas Aleksandër Todhes këto afreske paraqesin interes për shkak të teknikës së tyre të veçantë. Gjithashtu ka vlera historike dhe artistike. Sipas Todhes, afresket janë të dëmtuara dhe kanë nevojë për ndërhyrje. Ministria e Kulturës e ka lënë në harresë, ndonëse është shpallur “Monument Kulture”,  i kategorisë së parë. Ka kujdestari por jo studim. Është pak e studiuar nga ekspertët, ndonëse rreth vetes përmban shumë histori.

Njihuni me historinë e kishës shekullore, rindërtuar nga Ali

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore