Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Nisma që bashkoi gratë/ Elkjana Gjipali, regjisorja që fshihet pas fushatës “Hapi Udhë Vajzave”

Nisma që bashkoi gratë/ Elkjana Gjipali, regjisorja që fshihet

Elkjana Gjipali është regjisore dhe aktiviste e cila këtë 8 Mars vjen me një mesazh të veçantë “Hapi Udhë Vajzave” së bashku me zonja të tjera të suksesshme. Pjesë e videos ishte Linda Rama, inxhinierja Luljeta Bozo, ambasadorja e Suedisë, Elsa Håstad, ministria e arsimit Evis Kushi, nënkryetarja e Bashkisë, Anuela Ristani, Brunilda Lahe, Elena Pici, Elsa Ballauri, Ema Andrea, Luiza Gega, Mariza Ikonomi, Marjana Kondi, Romina Kuko, Rudina Hajdari, Sihana Nebiu, Vera Bekteshi, Zhaklin Lekatari.

Si lindi idea për videon?

Pas suksesit të vjetshëm me fushatën #harramqumshtinenënës ku mesazhi i drejtohej meshkujve, sivjet doja një mesazh frymëzues për të mbështetur vajzat dhe zonjat me disa fjalë që i përcjellin vajza dhe zonja të suksesshme. Çdo arritje e tyre është një udhë e hapur për brezin e ri të vajzave sot.

Si e pritën personazhet ftesën tuaj?

Të gjitha zonjat e videos e pëlqyen idenë dhe u bashkuan me shumë dëshirë, kishte dhe personazhe të tjerë që dëshironin të ishin pjesë por për shumë arsye,kryesisht të kohës së shpejt të xhirimeve, nuk mundën të bashkoheshin. Megjithatë besoj se diversiteti i brezave dhe profesinoneve u arrit dhe për këtë jam e kënaqur. Isha me fat që për 3 ditë me rradhë u rrethova nga personazhe aq të talentuara në profesionet e tyre ku përveç se u argëtuam dhe mësuam nga njëra tjetra.

Çfarë do veçoje nga personazhet që morën pjesë, i njihje më parë?

Sigurisht që i njihja pasi ato të gjitha kanë një jetë publike dhe janë të suksesshme në profesionet e tyre por me disa u takova për herë të parë. Interesante gjatë xhirimeve ishte se Znj. Bozo dhe Znj. Bekteshi kërkuan të thonin fjalët e tyre dhe jo skenarin që kishim përgatitur por kjo pjesë u integrua shumë mirë me pjesën tjetër.

Ndërkohë me Znj. Rama takohesha për herë të parë. E njihja nga larg, jo vetëm si gruaja e Kryeministrit por edhe si një personazh që i është dedikuar kauzës së gruas në Shqipëri prej vitesh. Ajo ishte një grua modeste dhe njëkohsisht e fisme dhe në çdo fjalë që komunikonte dukej që mbrapa i vinin vite studime, eksperiencë e urtësi. Unë isha e nderuar që e kisha personazh në këtë video.

Video u nda dhe nga shumë zonja të tjera, çfarë komentsh ke marrë?

Kjo ishte dhe ajo që unë doja, momenti kur dikush fjalët që themi në video ia dedikon shoqes, bashkëshortes, nënës ishin komente që të emociononin. Mendoj se çdo vajzë dhe grua duhet t’i dëgjoj ato fjalë çdo mëngjes, që të mos harroj në asnjë momentë se sa e rëndësishme është, se sa forcë ka dhe se sa shumë e duan dhe vlersojnë

Ti në filmat e tu personazhe kryesore ke gruan, filmi i fundit “Girls” flet për ëndrrat për tu larguar nga izolimi i provinces drejt qytetit, ke ndonjë projekt tjetër të rradhës që mund ta ndash me ne?

Po projekti i rradhës është film i metrazhit të gjatë i cili titullohet “Kapitulli i Dytë” ku vjet fitoj dhe çmimin e parë në Priforum si “Best Pitch”. Ky film është në fazë zhvillimi dhe shpresoj të dali në kinema në vitin 2022. Kapitulli i dytë tregon historinë e një gruaje, nëne dhe artiste e cila na tregon se te divorcohesh nuk është fundi i botës por thjesht një kapitull tjetër i jetës.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore