
Nis sot “Eurovision 2023″/ Familja Kelmendi mungon në prova, s’kishin pasaportë shqiptare
Starton sonte në mbrëmje Eurovision 2023, ngjarja më e njohur e këngës në botë.
Pas fitores së Ukrainës vitin e kaluar dhe pamundësisë për të pritur ngjarjen për shkak të pushtimit nga Rusia, edicioni i këtij viti do të mbahet në Liverpool Arena, në Mbretërinë e Bashkuar.
Siç ka ndodhur që nga viti 2008 për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, “Eurosong” përbëhet nga tri mbrëmje; dy gjysmëfinalet 9 dhe 11 maj dhe në fund nata finale më 13 maj.
Emri i finlandezit Käärijä ka qenë prej ditësh në krye të top listave dhe sot, sipas eurovisionworld.com, ai është në vendin e dytë pas Loreen dhe ‘Tattoo’. Käärijä do të këndojë i fundit në gjysmëfinalen e sotme dhe kualifikimi i tij është pothuajse një përfundim i paramenduar.
Mes 37 konkurrentësh, Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision”. Në një kohë kur duhet të kryenin provat e performancës së tyre, familja Kelmendi nuk ka mundur të udhëtojë drejt Britanisë. Shkak është bërë mospajisja me pasaportë shqiptare, edhe pse po përfaqësojnë vendin tonë në Eurovizion. /Top Channel/



Çfarë ndodhi? Tina Turner thyen rekorde një ditë pas vdekjes së saj
Historia e plotë >





Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Tregu estetik ”ka dalë nga shinat”! Dermatologët: Mjekësia estetike vetëm nga profesionistë

Këmbimi valutor 4 qershor 2023/ Me sa shiten euro dhe dollari sot?

Ndotja e mjedisit nga lëndët plastike “bombë me sahat”
Aktualitet




Pamjet/ Aksident i trefishtë te Mali i Robit, krijohet trafik i rënduar
Historia e plotë >