Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Nga skandalet te sukseset/ Gerard Depardieu: Ylli global i Francës që ra në hije

Nga skandalet te sukseset/ Gerard Depardieu: Ylli global i Francës që

Ylli francez, Gerard Depardieu, është një legjendë e filmit. Por jeta e tij e tepruar jashtë ekranit, është shënuar nga skandale dhe tragjedi. Me kalimin e viteve, me dashurinë e tij për ushqimin dhe pijet, bënë që arti i tij të rrinte në hije.

Por pavarësisht skandaleve, gjithnjë Depardieu falej, edhe kur u bashkua me udhëheqësin rus, Vladimir Putin. Mesa duket ky nuk është më rast për t’u falur. Të martën, 72-vjeçari është akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual ndaj një aktoreje të re.

Errësira nuk ka qenë kurrë larg nga aktori i famshëm,të cilin ndjeshmëria sublime në hitet si “Jean de Florette” dhe “Cyrano de Bergerac” e bënë atë një nga të mëdhenjtë e kinemasë. Te Depardieu, i egri dhe poeti ulen me shqetësim së bashku dhe janë ato që e bëjnë atë aq magnetik në ekran.

Krimineli brenda meje

Njeriu që do të vinte të personifikonte një lloj të caktuar të francezitetit të pandërprerë dhe të shtrirë, u rrit në varfëri ekstreme, djali i një babai analfabet dhe alkoolist.

Ai ishte i treti nga gjashtë fëmijët

Depardieu ka treguar se nëna i kishte thënë se ishte përpjekur që ta abortonte, duke përdorur hala thurje. Kjo për shkak se nuk kishin mundësi që të mbanin edhe një fëmijë tjetër.

Para se të kryente krime të ndryshme si grabitjen e varreve, ai shoqërohej me shoqëri të keqe si dhe me prostituta.

Në moshën 16-vjeçare, ai përfundoi në burg pasi vodhi një makinë dhe kur ishte 20 vjeç “krimineli në të ishte i gjallë dhe mirë”. Në vitin 2014 ai shkroi autobiografinë e tij.

Aktrimi provoi një shpëtim për të. Ai filloi karrierën në një skenë në Paris, në vitin 1965. Ndërsa filmi i tij erdhi gati një dekadë më vonë, duke luajtur në komedinë erotike “Going Places”.

Fama në “Hollywood”

Ai kurrë nuk ka qenë në siklet që të pranonte paratë, ishin faktori i parë motivues që ai të bëhej aktor.

"Kjo mund të tingëllojë vulgare, por kështu është," tha ai në vitin 2015.

Ndërkohë ylli i Depardieut u ngrit në “Hollywood” kur ishte i nominuar për çmimin “Oscar” për filmin “Green Card”. Në këtë film, ai dhe Andie McDowell u përpoqën që të mashtronin emigracionin amerikan me një martesë të rregulluar dhe më pas u dashuruan.

Fiziku dhe hunda e madhe e tij nuk përputheshin me modelin e “Hollywood”-it, por portretizimi i tij i dashur e miqësor, i fitoi admiruesit në të gjithë botën.

“Ai dominon ekranin thjesht duke mos lënë hapësirë për askënd tjetër”, shkroi kritiku dhe poeti Clive James në 2017-n, duke shtuar: “Unë gjithmonë kam dashur të jem ai”.

Pavarësisht nga vendi i tij i pakontestueshëm midis elitës globale të filmit, Depardieu kurrë nuk i zbuti skajet e fillimeve të tij të ashpra.

Skandal dhe tragjedi

E ardhmja e tij në “Hollywood” dhe shpresa e aktorit më të mirë për Cyrano në 1991-in, u rrëzua dhe u dogj pas një interviste me revistën “Time”. Gjatë asaj interviste, ai pretendoi se ishte dëshmitar i shumë përdhunimeve gjatë fëmijërisë së tij të varfër.

“Unë them shumë gjëra budallaqe", tha aktori më vonë, duke u përpjekur të kufizonte dëmin, me një përkthim të gabuar të një prej citateve të tij që nuk e ndihmonte.

Skandali pasoi skandalin, duke kaluar nga komiku në atë tragjik.

Marrëdhëniet e tij me djalin, Guillaume ishin aq të këqija, sa ky i fundit në vitin 2003 u akuzua se i kishte drejtuar pistoletën babait të tij.

Guillaume, një aktor jashtëzakonisht i talentuar që luftoi me varësinë nga droga dhe humbi një këmbë në një aksident me motor, vdiq në vitin 2008 pa u pajtuar me babanë që ai e përshkroi si egoist dhe të dhunshëm.

“Në thelb u lidha me ata që dua", pranoi më vonë Depardieu.

Por skandalet në jetën e tij personale nuk mbaruan, pasi ai u ndëshkua për drejtim të makinës në gjendje të dehur. Ai u përfol për miqësitë e diskutueshme si dhe episodi më famëkeq ishte mungesa e shishes që po përpiqej të urinonte në një aeroplan.  

"Unë nuk jam një përbindësh. Unë jam thjesht një njeri që dëshiron të bëjë urinën", tha ai për CNN pasi historia ishte bërë virale në faqet e thashethemeve në botë.

Depardieu ka katër fëmijë me tre partnere, lidhja më e gjatë është me Elisabeth, një aktore me të cilën u martua në vitin 1970 dhe u divorcua në 2006-n.

Oreksi i tij i madh

I njohur për oreksin e tij të madh, ai zotëron disa restorante, vreshta, bistro në të gjithë botën. Dashuria e tij për verën përputhet me aftësinë e tij mahnitëse për ta konsumuar atë.

"Po të mos kisha qenë aktor”, tha ai: "për fat të mirë do të isha një pastiçier apo një kasap".

Pasi renditej shpesh si një nga personalitetet e preferuara të Francës, popullariteti i tij ra, pasi ai ndezi trazira duke njoftuar se po kthente pasaportën e tij franceze dhe duke miratuar shtetësinë belge për të shmangur një rritje të taksave qeveritare.

Ai më pas pranoi ofertën e Putinit për një pasaportë ruse, duke shkaktuar një mosmarrëveshje mes dy burrave. Depardieu që atëherë është bërë një mbrojtës i vendosur i politikave të Kremlinit, përfshirë aneksimin e tij të Krimesë.

"Unë jam një qytetar i botës”, deklaroi ai, duke shytuar: "Franca ka të ngjarë të bëhet një Disneyland për të huajt, e populluar nga njerëz që bëjnë verë dhe djathë të qelbur për turistët”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore