Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Nga jeta sentimentale tek aksidenti rrugor, 70-vjetori i Claudio Baglionit: Kur isha i ri, doja që të bëhesha prift (FOTO)

Nga jeta sentimentale tek aksidenti rrugor, 70-vjetori i Claudio Baglionit: Kur

“Në Centocelle ose bëheshe shkelës i ligjit ose intelektual, unë zgjodha mundësinë e dytë. Një zgjedhje e bërë aq mirë sa të gjithë më quanin Agonia”. Që nga ai moment kanë kaluar mbi 50 vjet në muzikë, duke përfshirë suksese të mëdha si “Questo piccolo grande amore”, “Strada facendo”, “La vita e adesso” dhe 60 milionë disqe të shitura në të gjithë botën.

Të gjithë e kuptuat se është fjala për artistin e famshëm italian, Claudio Baglioni, i cili mbush 70 vjeç. Ai ka lindur më 16 maj të vitit 1951 në Romë, fëmija i vetëm i Riccardo Baglioni, marshall i Karabinierëve dhe i Silvia Saleppico, rrobaqepëse.

Lidhja e tij me muzikën ishte pothuajse e rastësishme, pasi ai asnjëherë nuk e kishte menduar se një ditë do të ishte një kompozitor.

“Në moshën 14-vjeçare doja që të bëhesha prift. E sigurova nënën time se kisha dëgjuar thirrjen, madje ‘zërin’”, ka treguar këngëtari i famshëm. Nga ana tjetër, babai i tij donte që ta shikonte një ditë në ring, pasi herë pas here e çonte në ndeshje boksi. Por jo vetëm kaq, pasi këto nuk janë kuriozitetet e vetme pak të njohura për Claudio Baglioni.

Garat e para të këndimit

Nga jeta sentimentale tek aksidenti rrugor, 70-vjetori i Claudio Baglionit: Kur

Karriera e Claudio Baglioni-t filloi në fillim të viteve 1960. Ai ishte vetëm 13 vjeç kur në 1964,  mori pjesë në një ngjarje për zëra të rinj të organizuar nga Ottorino Valentini në Centocelle, në Piazza San Felice da Cantalice. Claudio këndoi një këngë nga Paul Anka, “Ogni volta”. Atë vit nuk fitoi, por një vit më vonë arriti që të rrëmbente çmimin e parë me këngën “I tuoi anni più belli” të Iva Zanicchi dhe Gene Pitney.

Në vitin 1965, Baglioni gjithashtu mori pjesë në Ludi Canori (fitoi në kategorinë e Autorëve të shoqëruar me Maria Pia Crostella, duke kënduar këngën "Siamo due poveri ragazzi"). Dy vite më vonë ai zbarkoi në Festivalin e të panjohurve në Ariccia (organizuar nga Rita Pavone dhe Teddy Reno), duke arritur në gjysmëfinale.

Koncerti në ballkon

Nga jeta sentimentale tek aksidenti rrugor, 70-vjetori i Claudio Baglionit: Kur

Në vitin 1966 Claudio Baglioni organizoi koncertin e tij të parë në ballkonin e shtëpisë së tij në Centocelle, në Via Dei Noci 46. 41 vite më vonë, në 2007, ai çuditërisht përsëriti performancën (padyshim nga i njëjti ballkon).

Diploma në arkitekturë

Nga jeta sentimentale tek aksidenti rrugor, 70-vjetori i Claudio Baglionit: Kur

Ndoshta jo të gjithë e dinë që më 24 qershor të vitit 2004, Claudio Baglioni u diplomua për arkitekturë në Universitetin La Sapienza, me një tezë mbi restaurimin dhe rizhvillimin urban të Gazometrit në Romë. Ai kishte braktisur studimet - pasi kishte kaluar 15 provime - në vitet 1960 për t'iu përkushtuar muzikës.

Historia e këngës së famshme “Questo piccolo grande amore”

Nga jeta sentimentale tek aksidenti rrugor, 70-vjetori i Claudio Baglionit: Kur

Vajza që vesh “bluzën e hollë” në këngën që i dha sukses në vitin 1971, ishte dashuria e tij e atëhershme, Paola Massari. Kur kënga u publikua, ndërhyri edhe censura, pasi disa fjalë u konsideruan përafërta dhe u modifikuan.

Jeta sentimentale

Nga jeta sentimentale tek aksidenti rrugor, 70-vjetori i Claudio Baglionit: Kur

Paola Massari u bë bashkëshortja e tij në fshehtësi (për të mos zhgënjyer fansat) më 4 gusht të vitit 1973. Ndërsa më 19 maj të 1982-isht ata bëhen prindër të djalit të tyre të vetëm, Giovanni. Claudio i ka dedikuar një këngë që mban titullin “Avrai”, të regjistruar vetëm në dy ditë.

Në vitin 1987 Baglioni takon për herë të parë Rossella Barattolo, menaxherja e tij e ardhshme. Raporti i tyre, fillimisht vetëm miqësor, u kthye në dashuri disa kohë më vonë. Në vitin 1994 ata nisën të bashkëjetonin, por historia e tyre u bë publike vetën në 2008. Po në këtë vit, pas 14-vitesh ndarje de facto, Baglioni u divorcua zyrtarisht nga bashkëshortja e tij e parë.

Nuk garoi kurrë në Festivalin e “Sanremo”-s

Nga jeta sentimentale tek aksidenti rrugor, 70-vjetori i Claudio Baglionit: Kur

Claudio Baglioni ishte drejtor artistik dhe nikoqir i Festivalit Sanremo në 2018 dhe 2019, por ai kurrë nuk ka qenë në garë (ai ishte vetëm i ftuar në 1985 dhe 2014).

Një nga këngët e tij në një serial amerikan

Nga jeta sentimentale tek aksidenti rrugor, 70-vjetori i Claudio Baglionit: Kur

Në episodin e gjashtë të sezonit të katërt të "Station 19" (serial amerikan), u fut një këngë historike nga kantautori. Ishte pikërisht kënga “Avrai”, e cila citohet nga vëllezërit Andrew dhe Carina DeLuca në një skenë.

Aksidenti rrugor në rrugën Camilluccia, Romë

Nga jeta sentimentale tek aksidenti rrugor, 70-vjetori i Claudio Baglionit: Kur

Më 3 nëntor të vitit 1990, Claudio Baglioni, për shkak të shiut të madh, humbi kontrollin e “Porsche”-s së tij. Ai u përplas me një mur, duke dëmtuar duart, fytyrën dhe buzët. Më vonë ai edhe u operua, pasi gjatë përplasjes kishte prerë gjuhën, gjë që mund t’i kushtonte karrierën e tij muzikore.

Më 15 nëntor, Claudio u rishfaq sërish në publik, në televizion, teksa ishte i ftuari i vetëm i një episodi special të Maurizio Costanzo Show.

Nga jeta sentimentale tek aksidenti rrugor, 70-vjetori i Claudio Baglionit: Kur

Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore