Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Nga dalja nudo në skenë te puthja e aktores së famshme me vëllanë, brenda ngjarjeve më tronditëse në Oscars (FOTO)

Nga dalja nudo në skenë te puthja e aktores së famshme me

Will Smith i ka lënë të gjithë pafjalë kur u ngjit në skenën e Oscars dhe goditi me shpullë komendianin e njour, Chris Rock, pasi ky i fundit bëri një batutë për flokët e bashkëshortes së tij.

Por kjo nuk është hera e parë që publiku ka mbetur i tronditur nga sjella e një ftuari në listën A, gjatë ceremonisë së eventit të rëndësishëm. Ka një sërë momentesh tronditëse që rrethojnë historinë 93-vjeçare të Oscars.

Më poshtë janë disa nga incidentet ndër vite:

Puthja e pakëndshme e detyruar e Adrien Brody-t

Nga dalja nudo në skenë te puthja e aktores së famshme me

Kur Adrien Brody-t iu dha çmimi i “Aktorit më të mirë” për filmin “Pianisti" në vitin 2003, ai i habiti të gjithë kur puthi Halle Berry. 48-vjeçari u ngjit në skenë dhe e tërhoqi atë pranë vetes, duke i dhënë një puthje pasionante.

Puthja zgjati rreth katër sekonda dhe e la aktoren, tani 55-vjeçare, të tronditur dhe Adrien që thoshte: “Oh Zoti im”. Teksa të pranishmit qeshën dhe buzëqeshën me këtë gjest, për Halle ishte një histori tjetër.

Në vitin 2017 në një episod të “Watch What Happens Live With Andy Cohen”, ajo tha se puthja “nuk ishte planifikuar” dhe se nuk dinte asgjë për të. “Unë isha sikur ‘çfarë po ndodh tani?’”, ka shpjeguar Halle,

Rënia e Jennifer Lawrence

Nga dalja nudo në skenë te puthja e aktores së famshme me

Jo të gjitha momentet tronditëse në ndarjen e Çmimeve Oscars janë të qëllimshme. Në fakt disa janë deri në ngathtësi të plotë... siç mund të dëshmojë Jennifer Lawrence.

Aktorja e “Hunger Games”, 31 vjeçe, fitoi çmimin për “Aktoren më të mirë” në vitin 2013, për punën e saj në Silver Linings Playbook. E teksa ishte duke shkuar që të marrë çmimin e saj, ajo u rrëzua.

Edhe pse disa yje pretenduan se ajo ishte e përgatitur, Jennifer ka këmbëngulur se e gjitha ishte e vërtetë dhe se të ngjitesh shkallët me një fustan si ai që kishte veshur atë natë, ishte e vështirë.

“Ishte kaq shkatërruese sepse ishte poshtërim i tmerrshëm për mua”, ka thënë Lawrence teksa ka folur për këtë incident.

“Puthja e incestit” e Angelina Jolie me vëllanë

Nga dalja nudo në skenë te puthja e aktores së famshme me

Të gjithë janë mësuar që të shohin puthje e përqafime kur dikush shpallet fitues në shfaqjen e madhe të ndarjes së çmimeve, por Jolie i tronditi të gjithë kur puthi në buzë vëllanë, James Haven.

“Jam në shok dhe jam shumë e dashuruar me vëllanë tim tani. Ai thjesht më mbajti dhe më tha se më donte, dhe unë e di që është shumë i lumtur për mua”, tha aktorja e famshme, e cila tronditi edhe njëherë tjetër publikun me këtë deklaratë.

E sigurisht që kjo mori gjithë vëmendjen në Oscars 2000, por aktorja dhe familja këmbëngulën më pas se e gjithë kjo ishte thjesht një shfaqje e dashurisë për vëllanë ose motrën, jo incest.

Por sido që të ishte, kjo ngjarje bëri që Jolie e atëhershme relativisht e panjohur, të kthehej  në yllin e spektaklit dhe temë kryesore e bisedave.

Nudo në skenë

Nga dalja nudo në skenë te puthja e aktores së famshme me

Ishte viti 1974 kur një person i rastësishëm mori gjithë vëmendjen e Oscars. Mësuesi i anglishtes, Robert Opel, u bë kryefjala e medieve pasi u zhvesh dhe vrapoi në skenën e madhe të ndarjeve të çmimeve.

Burri, i cili ishte një aktivist për të drejtat e homoseksualëve pretendoi se ishte një pjesë e artit të performancës dhe një koment social për çështjet e asaj kohe.

Opel nuk u arrestua, por në vend të kësaj, ai hyri në prapaskenë për t’iu shpjeguar gazetarëve se pse kishte vepruar në atë mënyrë. Por jo vetëm kaq, pasi Robert është zhveshur edhe në ngjarje të tjera të rëndësishme.

Zarfi me emrin e gabuar të fituesit të Oscar, La La Land

Nga dalja nudo në skenë te puthja e aktores së famshme me

Fituesit e natës mbahen të fshehta derisa të shpallen në skenë normalisht dhe zakonisht nuk shoqërohet me probleme. Por nuk ndodhi kështu në vitin 2017. Një gabim bëri që “La La Land” të shpallej fituesi i çmimit të madh, “Filmit më të mi”ë", në vend të fituesit aktual “Moonlight”.

Nga dalja nudo në skenë te puthja e aktores së famshme me

E teksa po ftoheshin të ftuarit në skenë, një zyrtar nxitoi për të korrigjuar gabimin e madh. Producenti i “La La Land”, Fred Berger tha: “Meqë ra fjalë, ne humbëm, por ju e dini”.

Veshja shumë ekstravagante e Edy Williams

Nga dalja nudo në skenë te puthja e aktores së famshme me

Tapetet e kuq janë një shans për yjet botërore që të shfaqin stilin e tyre në veshje dhe të mahnitin të gjithë me paraqitjen e jashtme. Aktorja 79-vjeçare zgjodhi që të vishej me një fustan mjaft të çuditshëm në ceremoninë e vitit 1986, ku me zor i mbulonte pjesët intime.

Vetëm katër vite më parë, ajo ishte shfaqur me një pallto leshi dhe bikini me print leopardi. Me siguri, Edy kishte vendosur që të mos i linte vend imagjinatës së publikut për asnjërin vit.

Dueti mbresëlënës i Lady Gaga dhe Bradley Cooper

Nga dalja nudo në skenë te puthja e aktores së famshme me

Në ndarjen e çmimeve në vitin 2019 nisën thashethemet se këngëtarja e famshme dhe aktori i famshëm mund të ishin në një lidhje dashurie. Edhe pse atëherë Cooper ishte së bashku me ish-partneren e tij, Irina Shayk, thashethemet nisën pas performancës së tyre romantike të “Shallow”.

Gjatë duetit të tyre pati momente të buta, duke përfshirë ecje në skenë dorë për dore dhe afrimitet shumë të madh. Dyshja u përqafua më pas aq shumë sa teksa shikonin njëri-tjetrit, të gjithë menduan se ata do të putheshin.

Por që të dy kanë mohuar çdo pretendim për një romancë jashtë ekranit, por në rrjetet sociale kanë shpërndarë videon e këtij momenti, e cila është shikuar më shumë se 540 milionë herë në “Youtube”.

Marlon Brando refuzon Oscar-in

Nga dalja nudo në skenë te puthja e aktores së famshme me

Ishte viti 1973 kur Marlon Brando shkaktoi zemërim të Akademisë, pasi refuzoi çmimin e “Aktorit më të mirë” që sapo kishte fituar për rolin e tij kult në “The Godfather”.

Në vend që të dilte në skenë për të marrë çmimin, aktori dërgoi në vend të tij aktivistin e të drejtave civile të Amerikës, Sacheen Littlefeather, që lexoi një letër nga Brando.

Ky i fundit informonte Akademinë që nuk do ta pranonte çmimin në shenjë proteste kundër përshkrimit të Hollywood-it të amerikanëve vendas. Brando u bë aktori i dytë që refuzoi çmimin e tij, pas George C Scott, i cili i tha Akademisë muaj më parë se nuk do ta pranonte çmimin në vitin 1970 për “baza filozofike”.

John Travolta shqiptoi gabimisht emrin e këngëtares, Idina Menzel

Nga dalja nudo në skenë te puthja e aktores së famshme me

Në vitin 2014, John Travolta shqiptoi gabimisht emrin e këngëtares, Idina Menzel, e cila njëkohësisht është e njohur për zërin e hitit "Frozen Let It Go", Adele Dazeem. Organizatorët e kishin shkruar emrin e saj fonetikisht ndryshe në mënyrë që ta bënin më të lehtë shqiptimin e emrit të aktores.

Anjë nga aktorët me ngjyrë nuk u nominua për ndonjë çmim

Nga dalja nudo në skenë te puthja e aktores së famshme me

Ishte viti 2016 kur asnjë nga aktorët me ngjyrë nuk u nominua për ndonjë çmim. Mungesa e një nominimi të vetëm për një aktor me ngjyrë në vitin 2015 çoi në nisjen e një fushate e cila në atë kohë u quajt “#OscarsSoWhite”. 

Madje atë vit aktori i njohur Will Smith dhe gruaja e tij, Jada ishin në mesin e figurave të industrisë që bojkotouan mbrëmjen e ndarjes së çmimeve. Komediani Chris Rock, i cili ishte prezantuesi i ceremonisë atë vit, mbajti një fjalim 10-minutësh duke ironizuar këtë fenomen.

/Përkthyer nga Gazeta SHQIP/ 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore