Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

"Nën rrënoja" - tërmeti i 26 nëntorit frymëzon një film artistik

"Nën rrënoja" - tërmeti i 26 nëntorit

Përafërsisht një vit më parë, më 21 shtator, një shkundje e fuqishme tërmeti do të paralajmëronte një ngjarje tragjike që do t? shkaktonte, në 26 nëntor, 51 humbje jete, dhjetra të plagosur dhe dëme të pallogaritshme. 

Në prag të një vjetorit të një ndër ngjarjeve më dramatike të historisë të shekullit të fundit në Shqipëri, skenaristi dhe producenti Koloreto Cukali, ka vendosur ta përkujtojë këtë ngjarje me një film artistik. 

Skuadrat e konsoliduara të prodhimeve kinematografike të Cukali Films dhe Rucksack Production, firma të të tjerë sukseseve si "Femrat", "Radio-Radio", apo "Skandërbeg", mësohet se janë në fazën e fundit të përgatitjeve, përpara zbritjes në sheshxhirim.

Nuk dihet ende për kastin e aktorëve, por ajo që mësuam duke shfletuar profilet zyrtare të "Under the Ruins Film" në Instagram dhe Facebook, është se stafi është në kërkim të historive dhe përjetimeve të qytetarëve. Sepse pavarësisht venddodhjes së secilit prej nesh në 26 nëntor, çdo shqiptar atë natë, ka lënë diçka "Nën rrënoja".

"Nën rrënoja" - tërmeti i 26 nëntorit

"Nën rrënoja" - tërmeti i 26 nëntorit

"Nën rrënoja" - tërmeti i 26 nëntorit

"Nën rrënoja" - tërmeti i 26 nëntorit

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore