
Ndryshime në Galerinë e Arteve, studiuesi i njohur: Është shumë i vonuar, por...
Këshilli Kombëtar i Territorit ka marrë një tjetër vendim për Muzeun Historik të Arteve të Bukura, ku është dhënë leje ndërtimi për restaurim dhe rikonstruksion.
Në titullin e vendimit bie në sy edhe fjala “shtesë” çka e bën të paqartë ndërhyrjen që do të kryhet pra nëse do të ketë shtesë me një objekt të ri bashkë me atë aktual.
Kjo u diskutua sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në një lidhje “Skype” ishte studiuesi Auron Tare. Ai e nisi fjalën duke thënë se brenda kësaj jave kemi folur për 3 godina, duket se trashëgimia kulturore po kthehet në vëmendje.
“Rikonstruksioni i një godine siç është Galeria e Artit, është shumë e vonuar. Pikturat nuk ruhen në kushte që ruhen në çdo vend tjetër, pasi janë një trashëgimi e madhe. Ajo godinë duhet të restaurohet, por nëse do të ketë shtesa kjo i përket një debati më të madh publik.
Rishikimi i tërësisë kërkon një debat profesional dhe publik. Është një nga godinat kryesore të aksit të bulevardit, i cili po humbet identitetin që i kanë dhënë italianët.
Bulevardi i Tiranës që është një vepër unikale në Ballkan, këtë lloj aksi kaq të mrekullueshëm duhet ta ruajmë. Është një debat për arkitektët dhe ekspertët e fushës. Por në syrin tim është e rëndësishme, që nëse do të ketë ndërhyrje të tilla, do një debat të madh nëse do ta ndryshojmë apo jo”, tha Tare.






Falimentimi i programit Zelig dhe gabimi identik që rrezikoni ta përsërisni
Historia e plotë >


Divani i Erdoganit trondit Parlamentin Europian
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Sondazhi në SHQIP/ A duhet të mbajnë përgjegjësi penale kontrollorët ajr...
Historia e plotë >
Basha rikthehet te “vija e kuqe”, mban premtimin e ri për Teatrin Kombët...
Historia e plotë >
“Ja sa gjyshe e gjyshër janë sot më të mbrojtur”, Manastirliu: Brenda muajit maj, 500 mijë të vaksinuar

A prishet agjërimi nëse merr vaksinën anti-Covid? Flasin mjekët myslimanë

Keni kaluar COVID-in dhe keni ende simptoma? Mjeku Skënder Brataj tregon si duhet të veproni
Zgjedhje 2021



Basha rikthehet te Teatri Kombëtar, Budina i dorëzon maketin e ish-godinës
Historia e plotë >
