Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare aktori i famshëm, luajti te filmi James Bond

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare aktori i

Ka ndërruar jetë në moshë 89-vjeçare aktori dhe piktori i njohur , Michael Lonsdale. Lajmi është bërë i ditur nga “La Figaro” që shkruan se ai vdiq ditën e sotme.

“Michael Lonsdale nuk është më. Aktori francez, me origjinë britanike, vdiq më 21 shtator 2020 në moshën 89 vjeç”, shkruajnë mediat franceze.

Michael ka luajtur në më shumë se njëqind filma, ku ka patur karaktere të ndryshëm. Pasioni i tij për komedinë lindi kur u kthye në Francë në vitin 1947.

Ai gjithashtu synonte që të pikturonte, por një takim me një prift i ndryshoi fatin. “Më pëlqenin komikët dhe kinemaja, por kurrë nuk e imagjinoja veten si aktor. Isha shumë i ndrojtur. Përmes një shoku të prindërve të mi që më çuan në meshë, takova një prift i cili më tha atë që doja të dëgjoja ”, ka thënë ai në vitin 2015.

Në kinema, ai ka luajtur në më shumë se njëqind filma karaktere të ndryshëm të tillë si pervers dhe psikopat Draks në James Bond - Moonraker, eprori i abacisë në "Emrin e trëndafilit" dhe së fundmi një murg cistercian në "Të njerëzve dhe perëndive".

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare aktori i

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore