
Ndarja nga jeta e Muharrem Fejzos, Reshat Arbana: U shkëput një gjerdan i kinemasë shqiptare
Një humbje të madhe për artin. Kështu e ka cilësuar aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Reshar Arbana, ndarjen nga jeta e regjisorit Muharrem Fejzo.
Arbana tha se Fejzo ishte një prej regjisoreve më të mirë shqiptarë, ndërsa përveç se bashkëpunëtorë, ata ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin, raporton News24.
“Humbja e tij, lajm i trishtë për artin. U shkëput një gjerdan I kinemasë shqiptare. Me Muharremin kam luajtur me të tek ‘Fijet që Priten’. Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve të tij. Fejzo ishte një prej regjisoreve më të mirë shqiptarë. Ka qenë një prej miqve të mi më të mirë”, tha aktori Arbana.
Muharrem Fejzo ishte prej 2 javësh i shtruar në një spital në Itali, ndërsa ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ndërkohë edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti,ka reaguar në lidhje me vdekjen e regjisorit të njohur. Në një postim në “Facebook” ajo ka publikuar një foto të Fejzos dhe në të shkruan se “kapedani i filmit shqiptar u shua sot”.
“'Kapedani' i filmit shqiptar u shua sot.
Muharrem Fejzo, regjisori, skenaristi, piktori na la pas një pasuri të jashtëzakonshme, që do t'u flasë brezave.
Lamtumirë mjeshtër! ??”, shkruan Elva Margariti në postimin e saj.








Agim Krajka është dritë që s’do të fiket kurrë
Historia e plotë >
Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Portugalia, presidenca “fantazmë”e BE-së që blen 100 kostume e 360 këmis...
Historia e plotë >
Vaksinat false anti Covid në Afrikën e Jugut janë vetëm maja e Ajsbergut...
Historia e plotë >
Sa rrezikon vdekjen nga COVID nëse je obez? Çfarë thotë raporti i ri

Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura

Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V
Biznes



Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >
