
Ndarja nga jeta e Kujtim Prodanit/ Eneda Tarifa zbulon pengun e tij: E kishte pikë në zemër
Kantautori i njohur, Kujtim Prodani, nuk e mposhti dot betejën me Covid-19. Ai u shua këtë të mërkurë në moshën 57-vjeçare, pasi kishte disa ditë i shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi.
Kujtim Prodani ka qenë ndër të parët artistë që në prill të këtij viti i kushtoi një këngë virusit që i mori jetën. Ju flet Corona quhej kënga me lirikë të Persida Asllanit.
Ditën e sotme emisioni “Shqipëria Live” i kushtoi disa minuta Kujtim Prodanit, ku miq dhe kolegë e kujtuan artistin e njohur.
Në një lidhje “Skype” ishte këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa, e cila tregoi se Kujtimi ka shkuar nga kjo botë me një peng.
“Ne ishim në bisedime për të bërë recitalin e Anidës dhe unë kisha për të kënduar një këngë që e kam kënduar gjithmonë të Agim Prodanit. Shkpoi me një peng, por mendoj se është momenti që të mbliedhmi ne e të bëjmë një memorial për Kujtimin dhe Anitën. Ikën shumë shpejt dhe goxha afër njër-tjetrit. Kujtimi u kujdes shumë për të ëmën dhe e kishte pikë në zemër”, tha këngëtarja e njohur.
Kjo e fundit shtoi se kishin folur shpeshherë për të bërë një bahskëpunim, por për shkak të punëve të tyre nuk erdhi ky moment.
Gjithashtu Eneda tha se edhe Kujtimi kishte nervat e tij, por ishte shumë i lezetshëm. “Ka qenë shumë i mirë për t’u nxehur”, tha Eneda.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë

Pasaporta e vaksinimit të BE-së! Covid-19, a do të lëvizin shqiptarët gjatë kësaj vere?
Zgjedhje 2021




Takimi me gratë, Basha: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë
Historia e plotë >