Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Ndarja nga jeta e Koço Devoles, Agron Llakaj: Ishte një thesar dhe iku aq i varfër

Ndarja nga jeta e Koço Devoles, Agron Llakaj: Ishte një thesar dhe

Aktori i humorit, Agron Llakaj, ka shprehur pikëllimin dhe dhimbjen për largimin nga jeta të kolegut dhe miku të tij, artistit të madh, Koço Devole.

Në një lidhje për “Ftesë në 5”, ai tregoi fillimin e karrierës dhe njohjen me Koço Devolen, ku tha se për të nuk ishte vetëm koleg.

Llakaj e vlerësoi Devolen si “një thesar”, por shtoi se megjithatë ai vdiq i varfër, në një shtëpi me qira.

Aktori e quajti hipokrizi reagimin e politikanëve  pas vdekjes së Koço Devoles, ku bëri thirrje për vlerësimin e aktorëve para vdekjes, jo pasi ata largohen nga kjo botë.

“Ai ishte një thesar dhe iku aq i varfër, është dhimbje. Fati i keq i artistëve është se sa janë gjallë nuk kujtohet njeri për ta dhe kur largohen, të gjithë shprehin dhimbjen. Kjo hipokrizi duhet ët mbarojë, vlerësojini aktorët sa janë gjallë. Ai mori me vete mosvlerësimin nga pushteti, u largu ai varfër nga kjo botë dhe në një shtëpi me qira, e bën dyfish dhimbjen më të madhe”, tha Agron Llakaj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore