Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Ndarja nga jeta e Agim Krajkës/ Ministrja e Kulturës: Fatkeqësisht nuk i japim dot lamtumirën e fundit siç e meriton

Ndarja nga jeta e Agim Krajkës/ Ministrja e Kulturës:

Është shuar në moshën 83-vjeçare kompozitori i njohur, Agim Krajka. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga djali i tij, Ulis Krajka, përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruan: “Shpirti yt u prehtë në paqe babi ynë i dashur”.

Puntata e ditës së sotme të emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, nisi pikërisht me këtë lajm të hidhur për muzikën shqiptare. Miq dhe kolegë kujtuan momentet më të bukura me kompozitorin e madh.

Ministrja e Kulturës, Elva Margaritit, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, tha se në këtë periudhë nuk mund t’i japim lamtumirën që ai meriton.

“Fatkeqësisht në këtë periudhë të vështirë të pandemisë po dëgjojmë lajme për persona të dashur dhe me kontribut që po i humbasim. Nuk arrijmë dot që t’ju japim edhe lamtumirën e fundit ashtu siç duhet. Jemi brezi që kemi patur fatin që të rritemi me këngët e tij”, tha Elva.

Ministrja e Kulturës u shpreh se Agim Krajka kishte gjetur çelësin magjik që të lidhte bukur muzikë.

“Ai arriti që ti mbijetonte edhe viteve të demokracisë, bënte një muzikë pa kohë, dinte të lidhte tradicionalen me të renë”, tha Margariti.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore