Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare shkrimtari i njohur Faslli Haliti

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare shkrimtari i njohur Faslli

Poeti, shqipëruesi, një nga zërat më të rëndësishëm të historisë sonë letrare, Faslli Haliti, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit e cila shkruan në rrjetet sociale se: “Ikja e tij është një humbje për poezinë shqipe”.

Ikja e tij është një humbje për poezinë shqipe, pasi është autor i mbi 20 librave, kryesisht me poezi.

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare shkrimtari i njohur Faslli

Faslli Haliti lindi në Lushnjë, më 5 dhjetor 1935.

Ka mbaruar Liceun Artistik për pikturë. Është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973.

Nga viti 1973 – 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën Dielli dhe rrëkerat, ka punuar si kooperativist i thjeshtë në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë e në Komunale.

Gjatë gjithë kësaj periudhe konvaleshence ideologjike iu hoq e drejta e botimit. Gjatë viteve 1998-2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Që nga viti 1969 është anëtar i LSHASH.

Është nderuar me çmime kombëtare e ndëkombëtare. Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht. Është dekoruar me Urdhërin Naim Frashëri të klasit III, të klasit I si dhe me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë.

Është Qytetar Nderi i qytetit të Lushnjës. Është Nderi i Qarkut Fier. Ka fituar çmimin e madh “Poeti më i mirë i vitit” – 2017, dhënë nga Fondacioni Kulturor “Harpa”. Është autor i mbi 20 librave, kryesisht me poezi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore