Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Myfarete Laze mes lotësh për vdekjen e Kujtim Prodanit: I kam shkruajtur por s’mora përgjigje

Myfarete Laze mes lotësh për vdekjen e Kujtim Prodanit: I kam

Këngëtarja e njohur, Myfarete Laze ka thënë mes lotësh se nuk e besonte dot lajmin për ndarjen nga jeta të kantautorit të njohur, Kujtim Prodanit.

Në një komunikim me News24, kengetarja u shpreh se Prodanin e njihte që fëmijë, kur bashkëpunonte me babain e tij.

Laze thotë se ai ishte një artist i vërtetë që nuk bënte kurrë kompromis me antivlerat.

“Nuk e imagjinoj dot me atë vullnet, me atë kurajo që kishte për jetën. E kam njohur që kur bashkëpunoja me babain e tij. Ishte tamam qytetar, artist edhe në shpirt. I besueshëm, vizionar, e kapte momentin. Jepte mesazhe për jetën. Nuk i pranonte antivlerat. Nuk ma mori mendja që do ndodhte kjo. I kam shkruajtur por s’mora përgjigje. Sot më dhëmbi shumë ky lajm…”, thotë ajo mes lotësh.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore