Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Muzika humbi një artist të madh! Ndahet nga jeta “Il Maestro” i muzikës italiane

Muzika humbi një artist të madh! Ndahet nga jeta “Il

Është ndarë nga jeta ditën e sotme kantautori i njohur italian, Franco Battiato. Ai vdiq në shtëpinë e tij në Milo, në provincën e Catania, ku doli në pension në vitin 2019.

Vdekja e tij ka lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm në muzikën italiane, të cilës ai i ka dhuruar këngë të paharrueshme si ‘La cura’, “Voglio vederti danzare” apo “Bandiera Bianca”.

Më ndarjen e tij nga jeta në moshën 76-vjeçare, muzika humbi një artist të madh, që me ironinë e tij mjeshtërore dhe sensin e tij proverbial dhe të sofistikuar të humorit i dha shumë artit italian.

Kujtojmë se karriera e tij muzikore përfshiu ndër vite zhanre nga më të ndryshmet. Këngët e tij unike, teksti i të cilave përmbante referenca filozofike, fetare dhe kulturore, i dhanë atij pseudonimin “Il Maestro” në skenën muzikore italiane.

Mediat italiane shkruajnë se ai ishte prej kohësh i sëmurë nga Alzheimer, edhe pse sëmundja e tij nuk u bë kurrë publike. Battiato mungonte në skenat muzikore dhe artistike që prej vitit 2017, kur gjatë një incidenti u detyrua të ndërpresë një turne koncertesh.

Muzika humbi një artist të madh! Ndahet nga jeta “Il

Gjithashtu bëhet e ditur se 76-vjeçari qëndronte prej kohësh i mbyllur në vilën e tij në shpatet e Etnës, nën kujdesin e familjarëve të tij.

Ndërkohë kujtojmë se në vitin 2015 ai u rrezua nga skena, dhe pas dëmtimeve të shkaktuara nga aksidenti, bëri ndërhyrjen e parë, e cila përkeqësoi së tepërmi shëndetin e tij.

Karriera e tij e gjatë prej pothuajse 5 dekadash e ka bërë rrugën e Battiato-t vërtetë unike në panoramën italiane. Një mendimtar i lirë ironik, Franco ka praktikuar artin e provokimit dhe ka pasur gjithashtu një përvojë të shkurtër (të papaguar) si këshilltar për Rajonin e Siçilisë në Crocetta, e cila zgjati nga nëntori 2013 deri në mars 2014 dhe përfundoi në një mënyrë të stuhishme.

Megjithëse ka qenë gjithmonë larg qëndrimeve luftarake, ai kurrë nuk e ka fshehur simpatinë e tij për të Majtën dhe me “Povera patria” ai ka nënshkruar një nga portretet më intensive të degradimit të Italisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore