Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Mund të bëhet edhe film, Ermal Meta së shpejti do të publikojë romanin e tij të parë

Mund të bëhet edhe film, Ermal Meta së shpejti do të

Kantautori i njohur, Ermal Meta, ka zbuluar së fundmi se ka gati romanin e tij të parë. “Domani e per sempre” (Nesër e përgjithmonë) është titulli i librit që do të dalë në shitje me 19 maj, i cili gjithashtu do të jetë edhe online.

Këtij romani që me siguri do të rezultojë një sukses i vërtetë, i janë shitur edhe të drejtat për t’u bërë film, pikërisht nga producenti Carlo degli Esposti – Palomar që do të realizojë një serial televiziv.

Mund të bëhet edhe film, Ermal Meta së shpejti do të

“Romani dëshmon edhe një herë gjenialitetin e një artisti si Ermal Meta, i cili ka provuar dorën e tij në një vepër të fuqishme, me prirje ndërkombëtare”, tha producenti.

Drejtoresha e përgjithshme e “La nave di Teseo”, Elisabetta Sgarbi, ishte ndër të parët persona që i propozoi Ermal Metës të shkruante një libër.

“Më bëri shumë përshtypje kur dëgjova këngën ‘Vietato Morire’ në Sanremo. E kontaktova menjëherë. Ermali më tha menjëherë që librat ishin të rëndësishëm për të dhe donte të sigurohej që kishte diçka për të shkruar. Pas disa vitesh, më telefonon dhe më thotë që ka gati një libër, një roman”, rrëfeu ajo.

Ngjarjet në romanin e Metës janë zhvilluar në kohën pas Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri, SHBA dhe Gjermani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

“Më bëri të buzëqesh, të qaj, të mendoj, të studioj, të imagjinoj, të shikoj, të shoh, të dëgjoj, të qëndroj zgjuar për net të tëra. Ai më disiplinoi dhe më rindërtoi disi, duke më shpëtuar. Më 19 maj del romani im i parë, NESËR DHE PËRGJITHMONË. Ai përfaqëson dy vitet e fundit të jetës sime ose ndoshta dyzet e fundit. Mezi pres ta ndaj me ju. Kush e di se çfarë do të mendoni, kush e di nëse do t'ju pëlqejë. Gjithçka kisha brenda dhe çfarë nuk kisha, e mora hua nga e ardhmja. Faleminderit paraprakisht atyre që do ta lexojnë, atyre që do ta bëjnë të tyren, atyre që do ta duan siç e kam dashur unë që në fjalët e para. Unë jam i emocionuar dhe më dridhet stomaku. Shihemi së shpejti miq”, ka shkruar Meta në postimin e tij në rrjetet sociale, ku ka zbuluar për librin e tij.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore