Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“Mos ulërit, ç’është kjo edukatë”/ Debat në studio për Teatrin Kombëtar: Je i dobët, hesht, jo të lëpihesh

“Mos ulërit, ç’është kjo edukatë”/

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për Teatrin Kombëtar, duke pezulluar ndërtimin e Teatrit të ri, ndërsa e ka cilësuar të ligjshme shembjen. Gjithashtu ka shfuqizuar ligjin special për projektimin dhe realizimin e projektit urban të godinës së re të Teatrit Kombëtar pasi ligji për koncesionin ishte rrëzuar sepse kontrata dështoi dhe qeveria vendosi që ta ndërtoje Teatrin e ri me fonde shtetërore.

 Ndër të tjera, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dhe vendimin e Këshillit të Ministrave që kalonte tokën e Teatrit në pronësi të Bashkisë së Tiranës, por e ka quajtur të ligjshëm vendimin për shembjen e Teatrit. Rrëzimi i vendimit për kalimin e pronësisë te Bashkia e Tiranës e shtyn në kohë ndërtimin e Teatrit që pritet ta bëjë Ministria e Kulturës.

Kjo çështje u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku të ftuar ishin aktorë që ishin pro shembjes së Teatrit dhe ato që ishin kundër këtij vendimi.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese solli debate të forta në studio mes aktores që firmosi për shembjen, Adelina Muça dhe aktores në mbrojtje të Teatrit, Adriana Tolka.

Kjo e fundit u shpreh se kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj është për padi penale. Ajo shtoi se është depozituar kërkesa në SPAK për të gjithë personat e kallëzuara nga ata, përfshirë kryeministrin Rama dhe Veliajn.

Adriana gjithashtu u shpreh se Teatri i ri duhet të ndërtohet ashtu siç ishte, e këtu ndërhyri Adelina e cila nuk ishte dakord.

Debati në studio:

Tolka: Vazhdo aty

Muça: Mos ulëri, mos bërtit

Tolka: Ju çnderuam ne juve

Muça: Ç’është kjo edukatë

Tolka: Nuk ke provuar gjë mbi kurriz, prandaj flet kështu ti. Shumë nga kolegët e mi kanë firmosur për shembjen, sepse kanë hallet e tyre. Je i dobët, hesht. Jo të bësh propagandë, të lëpihesh. Ashtu ju flakin. Mos e politizo çështjen.

Muça: I gjithë qëllimi ka qenë politik. Qëllimi i artistëve që kanë punuar aty, kanë dashur një Teatër me kushte të mira. Është një absurd i madh

Tolka: Jeni bërë të gjithë zanatçinj.

Muça: Boll më me këtë absurdin e aleancës, të përkrahen projektet e reja. Sa mirë ka vullnet politik, se keni vite që nuk jeni ngritur të flisni për muret që po binin. Të hanin çimkat, binte tavani pas shfaqjes.

Tolka: Mos më trego, çimkat dezenfektohen, banjat ndërtohen.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore