Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“Mos shani më nga nëna”, Mehdi Malkaj: Fjala e parë që thonë është nëna këtu e atje, është më keq se korona

“Mos shani më nga nëna”, Mehdi Malkaj: Fjala e parë

Mehdi Malkaj është një nga aktorët më të njohur të kinemasë shqiptare. Pak ditë m parë në një lidhje direkte në llogarinë në “Facebook” të Alenaca për Mbrojtjen e Teatrit ai ka bërë një apel të fortë për të gjithë ata persona që shajnë nga nëna.

I revoltuar, Malkaj i lutet të gjithë njerëzve të mbledhin mendjen dhe mos shajnë më pasi nëna është shenjtore.

“Sot dua të diskutoj një temë e cila më ka vrarë veshin dhe syrin. Më ka vrarë veshin kur e dëgjoj dhe më ka vrarë syrin kur e shikoj. Zonja dhe zotërinj, miq dhe shokë do ju lutesha për një gjë mos shani më nga nëna në Facebook se latë nam, nuk keni punë me nënat o njerëz.

Nëna është shenjtore, nëna nuk është një gjë e zakonshme. Unë që flas nuk kam patur lidhje me nënën se më ka lënë kur kam qenë pesë vjeç, ndoshta unë e ndjej dhimbjen më shumë se ju. Nëna është shënjtore. Le të hapim një rubrikë të dënojmë të gjithë ata që shajnë nga nëna.

Le të jetë dhe nëna e Kryeministrit dhe nëna e Kryetarit të Bashkisë, nuk ka faj nëna se këta të dy janë bërë rrugeçër.  Nëna i ka rritur i ka shkolluar, i ka edukuar, u ka dhënë gji. O njerëz nuk kemi punë me nënat, mos shani nga nëna se është turp!”, thoshte Malkaj.

“Mos shani më nga nëna”, Mehdi Malkaj: Fjala e parë

Ditën e sotme aktori i njohur ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku u shpreh se nëna të mban 9 muaj në bark, por edhe pas lindjes asaj i shtohen hallet, nuk është se i zvogëlohen.

“Nëna vijon që të bëjë punën e saj me shumë mirësi e dashuri. Tani kush janë këta trima shqiptarë që shajnë vetëm nga nëna. Fjala e parë që thonë është nëna këtu e nëna atje. Është më keq se koronavirusi”, tha Malkaj.

Ai shtoi se që i vogël, që kur ishte 5 vjeç nuk e ka nënën, por ja di shumë mirë vlerën asaj dhe se i ka munguar në çdo moment. Prandaj bëri sërish thirrje që të mos shajnë më nga nëna.

“Se pastaj çfarë kuptimi kanë lotët kur ajo ikën nga kjo botë, kur ju nuk i keni falur dashuri. Vriten njerëzit për një fjalë, për një pse më pe, por për nënën nuk është vrarë askush. Është një hipokrizi e madhe. Edhe kur martohet e ikën në shtëpi tjetër, nëna vijon e kujdeset dhe fal dashuri të madhe”, shtoi Malkaj.

I pyetur nëse ishte diçka momentale apo e menduar më parë, aktori u shpreh se kishte kohë që e mendonte brenda vetes, por që e kishte lënë për më vonë.

“Nuk ishte momentale, por diçka që e kam bërë brenda vetes sime dhe që thosha hë tani e hë më vonë. Është një analizë që e kam patur brenda vetes sime. Nëna është më e bukura e botës. Unë tërë jetën kam patur dhimbje për nënën. Nëna është respektuar më shumë në diktaturë se sa sot në demokraci”, vijoi Malkaj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore