Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Ministrja Nagavci: Shqipëria s’ka respektuar abetaren e unifikuar, Kosova po

Ministrja Nagavci: Shqipëria s’ka respektuar abetaren e unifikuar,

Në mbledhjen më të fundit të dy qeverive, Rama dhe Kurti, u ra dakord për nisjen e punës së një Abetareje të përbashkët ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dhe kjo u cilësua si një arritje e madhe.

Por ministrja e Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci pavarësisht se firmosi marrëveshjen me homologen Evis Kushi, ka akuzuar Tiranën zyrtare se nuk ka respektuar Abetaren unike që më parë ka qenë në qarkullim.

“Kosova ka respektuar dhe ka përdorur abetaren e përbashkët që është vendosur vite më parë mes dy shteteve. Marrëveshja për një abetare të unifikuar nuk është respektuar nga ana e Shqipërisë, sqaroi ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci në emisionin “Mirëmëngjes” per "Euronews Albania".

Më tej ajo theksoi se “edhe vite më parë, është iniciuar, është pranuar dhe ka filluar të punohet me një abetare të përbashkët". "Në Kosovë e kemi respektuar, e kemi pasur atë abetare në përdorim për një kohë të gjatë. Me aq sa jam në njohuri në Republikën e Shqipërisë nuk është përdorur e njëjta abetare në të gjitha shkollat apo gjatë gjithë kësaj kohe”, u shpreh ministrja./ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore