
Miliona dollarë pasuri, por asnjë qindarkë për mamanë. Tarantino rrëfen premtimin e fëmijërisë që i ka bërë vetes
Quentin Tarantino zbuloi se është një tip hakmarrës edhe kur bëhet fjalë për njerëzit më të afërt të tij. Regjisori i famshëm botëror thotë se nuk i ka dhënë asnjë qindarkë mamasë së tij, pavarësisht se fiton miliona dollarë çdo vit.
Tarantino, firmën e të cilit mbajnë filma si “Django”, “Once Upon a Time in Hollywood”, “Pulp Fiction” dhe “Jackie Brown” shpjegoi se vendimin për të mos i dhënë mamasë asnjë ndihmë financiare është për shkak të një premtimi që i ka bërë vetes kur ishte fëmijë, pasi ajo nuk e mbështeti në realizimin e ëndrrës së tij.
Ai solli në kujtesë një episod, kur mamaja e tij u rreshtua në krah të mësuesve, kur regjisori ishte vetëm 12 vjeç dhe u kritikua se përse shkruante skenare filmash në vend të eseve, apo provimeve.
Tarantino foli për episodin e radhës të “The Moment”, një podkast i realizuar nga Brian Koppelman. Regjisori 58-vjeçar tha se mësuesit e panë këmbënguljen e tij për të shkruar skenare filmash si akt i pastër shpërfillës dhe rebelimi ndaj tyre.
Pasi u mësuesit thirrën mamanë e tij, Tarantino kujton se ajo i ka bërtitur në mes të shkollës duke i thënë “se karriera e tij e vogël si shkrimtar ishte një m*t i përfunduar”.
“Kur ma tha këtë dhe në formë sarkastike thashë me vete: Ok zonjë, ti nuk do të shohësh asnjë qindarkë nga suksesi im. Nuk dod të ketë shtëpi për ty! Nuk do të ketë pushime për ty! Nuk do të ketë makinë të shtrenjtë për ty! Nuk do të ketë asgjë për ty!”, tregoi regjisori.
Gjithsesi, 58-vjeçari thotë se e ka ndihmuar mamanë financiarisht në një moment kur ka pasur probleme shëndetësore, por asnjëherë për gjëra luksi, as makinë dhe as shtëpi.

Çfarë ndodhi? Tina Turner thyen rekorde një ditë pas vdekjes së saj
Historia e plotë >






“Eurovision 2023” thyen rekorde, do të mbahet mend gjatë në histori
Historia e plotë >
“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
VRAU për hakmarrje/ Gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet shoku i tij...
Historia e plotë >
Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)

Konfindustria jep ALARMIN: Rritje e fortë e çmimit të naftës menjëherë pas zgjedhjeve vendore!
Aktualitet




Reshje shiu dhe stuhi, njihuni me parashikimin e motit për sot (Tabela)
Historia e plotë >