Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Michele Zarrilo koncert në Vlorë/ Këngëtari italian këndoi për 1 orë krijimet e tij

Michele Zarrilo koncert në Vlorë/ Këngëtari italian

“Kënga e detit” solli për herë të parë në tetarin “Petro Marko” këngëtarin dhe kantautorin e mirënjohur italian, Michele Zarrillo. 

Për më shumë se një orë artisti italian me një karrierë 40 vjeçare shpalosi repertorin muzikor që elektrizoi publikun e shumtë vlonjat.

Qytetarët vlonjatë patën mundësi për herë të parë të shihnin e duartrokisnin artistin që me këngët dhe muzikën e tij frymëzoi një gjeneratë të tërë. Këngët hit ndër vite të kantautorit si “Una rosa blu, “Cinque giorni di te e di me” ngritën në këmbë publikun në Petro Marko.

I kënaqur nga pritja e ngrohtë e publikut vlonjat, Zarrilo la të hapur mundësinë për t’i rikthyer sërish, për koncerte muzikore në Shqipëri.

Kam qenë më herët në Tiranë për disa bashkëpunime televizive. Në Vlorë është hera e parë që vij, aq sa pata mundësi të shoh duket një qytet i bukur. Publiku vlonjat i mrekullueshëm, ishte kënaqësi të shoh që i njihte dhe këndonte këngët e mia. Nëse do të më jepej mundësia do të rikthehesha sërish.

Përtej detit, qytetarët vlonjatë patën mundësi për herë të parë të shihnin e duartrokisnin artistin që me këngët dhe muzikën e tij frymëzoi një gjeneratë të tërë. /TCH/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore